(Skenderbeu.info)-Serbët në Jarinjë : Na lini të kalojmë, do japim një mesazh “Kosova është zemra e Serbisë”
Grupi i protestuesve i është afruar pikave kufitare, por kordoni i njësisë speciale të Policisë së Serbisë ka arritur të vë në kontroll protestën në Jarinjë.
Policia e Serbisë e ka arrestuar një nga protestuesit i cili e ka kaluar kordonin e policëve të rendit të Serbisë. Arrestimi i tij është përcjell me brohoritje të protestueseve.
Protestuesit në vazhdimësi po kërkojnë që të lirohet personi I arrestuar nga Policia e Serbisë. Ata po ashtu nuk kanë informacione për identitetin e personit të arrestuar.
Protestuesit serb në Jarinjë kanë filluar të brohorasin “Kosova është zemra e Serbisë”