(Skenderbeu.info)-Londra sekuestron 400 kg droge në tetë ditët e fundit dhe arreston 11 persona
Zyrtarët nga Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) po paralajmërojne tregtarët e mundshëm të drogës pas një sërë konfiskimesh të njëpasnjëshme të kanabisit nga pasagjerët që fluturonin nga Los Angeles në Shtetet e Bashkuara në Mbretërinë e Bashkuar.
Dy shtetas të tjerë amerikanë u arrestuan në aeroportin Heathrow të Londrës të martën, më 17 janar, që do të thotë se njëmbëdhjetë persona janë kapur deri më tani nga fluturimet nga Los Anxhelosi në vetëm tetë ditë me sasi të konsiderueshme marijuane në posedim të bagazheve.

Në secilin rast, agjentët e Forcave Kufitare kanë sekuestruar nga 30 deri në 50 kilogramë kanabis në bagazhet e kontrolluara. Në total janë sekuestruar më shumë se 400 kilogramë. Nëntë nga shtetasit amerikanë janë akuzuar për tentativë për të importuar drogë të klasit B dhe qëndrojnë në paraburgim derisa të dalin në gjykatë. Dy të arrestuarit të martën po merren në pyetje nga hetuesit e NCA.
Ekspertët e NCA thonë se kanabisi nga Kalifornia, ku mund të rritet ligjërisht, ka një çmim më të lartë për grupet kriminale në Mbretërinë e Bashkuar.