(Skenderbeu.info) Nga Panamaja në Karaibe- sekuestrohet narko-barka me kokainë – Anëtarët e Shërbimit Kombëtar Aeronaval të Panamasë (SENAN) afër me El Porvenir, në rajonin Guna Yala, kapën një narko-barkë.
Hetuesit panamezë, pritën momentin e zbarkimit të saj për të kryer kontrollet e duhura. Ata gjetën 177 pako me kokainë dhe dyshojnë se kjo ngarkesë do të transferohej drejt Karaibeve Qendrore. Tre personat e gjetur në bord u arrestuan.