Sekuestrohen mbi 41 kg heroinë në një automjet, pranga të riut në Tiranë

(Skenderbeu.info)-Sekuestrohen mbi 41 kg heroinë në një automjet, pranga të riut në Tiranë

Sekuestrohen 41 kg e 700 gram heroinë në një automjet në Tiranë, ndërsa në pranga ka rënë një 31-vjeçar.
Në kuadër të operacionit të koduar ‘Fushë e kuqe’ pas hekurave ra Armando Papa, banues në Fushë Kuqe, ndërsa u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi R. G., banues në Sukth.
NJOFTIMI I POLICISE
Finalizohet me sukses megaoperacioni policor i koduar “Fusha e kuqe”, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë. Operacioni bazuar në inteligjencën informative për goditen e veprimtarisë kriminale në fushën e drogave të forta.Vihet në pranga drejtuesi i automjetit që transportone heroninën. Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.
Specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve, në vijim të operacioneve për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative se një sasi e madhe lënde narkotike heroinë po transportohej me një automjet tip “Benz”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Fusha e kuqe”.
Si rezultat i këtij megaoperacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi A. P., 31 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Kurbin. Gjithashtu, u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi R. G., banues në Sukth.
Shërbimet e Policisë, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, kanë lokalizuar automjetin e dyshuar dhe janë vënë në ndjekje të tij, pasi kanë vijuar ndjekjen, në afërsi të rrethrrotullimit të aeroportit, kanë bërë ndalimin e automjetit të dyshuar.
Gjatë kontrollit në automjetin tip “Benz”, u gjet në bagazh një kuti me 62 pako brenda së cilave kishte 41 kg e 700 gram lëndë të dyshuar narkotike heroinë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin dhe 1 mjet prerës.
Nga specialistët për hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, vijojnë hetimet e thelluara për identifikimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
94 %
1.5kmh
0 %
Mon
26 °
Tue
28 °
Wed
23 °
Thu
26 °
Fri
21 °

Lajmet e fundit

Sherr mes bandave në Itali, plagosen me thikë tre shqiptarë, njëri prej tyre në gjendje të rëndë. Ngjarja mes bandave rivale, shqiptare dhe afrikane.

Sherr mes bandave në Itali, plagosen me thikë tre shqiptarë, njëri prej tyre në...

0
(Skenderbeu.info)-Sherr mes bandave në Itali, plagosen me thikë tre shqiptarë, njëri prej tyre në...

Zbulohet shkaku i përplasjes së trenit në Indi, ku humbën jetën mbi 300 persona

0
(Skenderbeu.info)-Zbulohet shkaku i përplasjes së trenit në Indi, ku humbën jetën mbi 300 persona Përplasja...

Fantastik Verstappen, fiton edhe Çmimin e Madh të Spanjës

0
(Skenderbeu.info)-Fantastik Verstappen, fiton edhe Çmimin e Madh të Spanjës Max Verstappen nuk fal në Formula...
Si ta transformoni në shpejtësi gërshetin, gjithmonë ekzistojnë mënyra se si ta transformoni në mënyrën më të shpejtë dhe në çast ta bëni interesant

Si ta transformoni në shpejtësi gërshetin

0
(Skenderbeu.info)-Si ta transformoni në shpejtësi gërshetin Pa marrë parasysh a preferoni gërshet (bisht) të shkurtër...

Tortë e akullt greke: Ëmbëlsirë mediterane nr. 1 për të gjitha stinët e vitit!

0
(Skenderbeu.info)-Tortë e akullt greke: Ëmbëlsirë mediterane nr. 1 për të gjitha stinët e vitit! Kjo...
A po përgatit Rimac, Nevera-n për një rekord të ri? Pas thyerjes së 23 rekordeve, shumë po pyesin nëse Nevera më në fund do të vizitojë një nga pistat

A po përgatit Rimac, Nevera-n për një rekord të ri?

0
(Skenderbeu.info)-A po përgatit Rimac, Nevera-n për një rekord të ri? Pas thyerjes së 23 rekordeve,...

Lajme të tjera
NGJASHME

Aksident në Mat, makina del nga rruga dhe bie në greminë, plagosen dy turistët francezë

(Skenderbeu.info)-Aksident në Mat, makina del nga rruga dhe bie...

Rama vlerësohet si Qytetar Nderi i “Vaccarizzo Albanese”

(Skenderbeu.info)-Rama vlerësohet si Qytetar Nderi i “Vaccarizzo Albanese” Kryeministri Edi...

Shpërthen në flakë makina para Bashkisë së Durrësit

(Skenderbeu.info)-Shpërthen në flakë makina para Bashkisë së Durrësit Një makinë...

Pushimet verore: Çmimet më të ulëta në Turqi dhe Shqipëri

(Skenderbeu.info)-Pushimet verore: Çmimet më të ulëta në Turqi dhe...

Studimi mbi ndotjen e liqenit të Shkodrës

(Skenderbeu.info)-Studimi mbi ndotjen e liqenit të Shkodrës Ekspertë nga Shqipëria...

Maji shton turistët në Kalanë e Gjirokastrës

(Skenderbeu.info)-Maji shton turistët në Kalanë e Gjirokastrës Muaji maj shënoi...

KQZ u jep mandatet e kryetarëve 6 kryebashkiakëve

(Skenderbeu.info)-KQZ u jep mandatet e kryetarëve 6 kryebashkiakëve Ditën e...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës

(Skenderbeu.info)-Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije...
Raporto