(Skenderbeu.info)-Sekuestrohen 16 mijë dollarë në Rinas
Policia ka proceduar penalisht një 37-vjeçar nga Egjipti, i cili tentoi t’i nxirrte paratë nga vendi ynë, duke i fshehur në trup dhe në çantë.
Bëhet fjalëpër shtetasin me iniciale H.A. Gjatë kontrollit fizik në aeroport, egjiptianit iu gjetën të fshehura në trup dhe në çantë, 16 000 dollarë dhe 2000 euro, para të cilat tentonte t’i nxirrte nga vendi ynë, pa i deklaruar në pikën e kalimit kufitar.
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, strukturat hetimore të DVP Tiranë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin H. A., 37 vjeç, banues në Egjipt.
Shuma e parave iu sekuestrua 37-vjeçarit, në cilësinë e provës materiale.
Ndërkaq, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme