Sektori i ndërtimit rekord historik,vazhdon vrulli i ngritjes

(Skenderbeu.info)-Sektori i ndërtimit rekord historik,vazhdon vrulli i ngritjes

Sektori i ndërtimit eshte rritur vitet e fundit, pas rënies ciklike që kishte nisur nga 2008, duke arritur një rekord të ri në vitin 2021.
Sipas të dhënave të INSTAT, të përpunuara nga Monitor, Produkti i Brendshëm bruto (PBB) i sektorit të ndërtimit, i matur me çmime korente. Që vlerëson transaksionet ekonomike të sektorit arriti në 180 miliardë lekë (1.5 miliardë euro) në vitin 2021. Duke shënuar një nivel rekord historik (shiko grafikun: PBB me çmime korente, Ndërtimi, 1996-2021).
Pas ndryshimeve të tranzicionit, nga fillimi i viteve ’90, pjesa më e madhe e kapitalit të lirë në vend ka shkuar për të ngritur apartamente e banesa private. Zhvillimet e vrullshme demografike dhe zhvendosja e popullatës nga zonat rurale në ato urbane e nxitën këtë tendencë, që kulmoi në ciklin rritës deri në vitin 2008.
Pas kësaj periudhe, ky sektor hyri në një cikël maturimi dhe rënieje, duke reflektuar ngopjen e tregut dhe orientimin e bizneseve drejt sektorëve të tjerë. Në vitin 2013, ndërtimi arriti në nivelin më të ulët që prej 2005-s.
Por, pas vitit 2013, ndërtimi iu kthye sërish rritjes i nxitur si nga projektet e infrastrukturës ashtu dhe nga rikthimi i vrullit të projekteve rezidenciale, sidomos në kryeqytet, për të arritur një rekord të ri në 2021-n.
Kjo tendencë pritet të vijojë, bazuar në sipërfaqen e lejeve të ndërtimit në 2021 dhe 6 mujorin e parë 2022. Sipas INSTAT, në vitin 2021, sipërfaqja e dhënë për leje ndërtimi në kryeqytet ishte 1.6 milionë metra katror, nivel rekord të paktën që nga viti 2010 kur raportohen të dhënat, nga të cilat gati 80% ishin për ndërtime rezidenciale.
Po sipas INSTAT, vetëm në 6-mujorin e parë 2022 u dha në kryeqytet gati 1.2 milionë m2 sipërfaqe leje ndërtimi. Ose sa 75% e sipërfaqes së dhënë për gjithë vitin 2022 (shiko grafikun: Sipërfaqja e lejeve të ndërtimit dhënë në Tiranë, 6 M I).
Edhe sektori i pasurive të paluajtshme ka përshpejtuar ritmet e rritjes duke filluar nga 2018-a. Sipas INSTAT, PBB me çmime korente në aktivitetin e real estate arriti në 112 miliardë lekë (gati 1 miliard euro) në 2021-n. Duke arritur nivelin m ët ëlartë historik të pas tranzicionit (shiko grafikun: PBB me çmime korente Aktivitete të Real estate).
Pak ditë më parë, Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), në deklaratën e fundit për Shqipërinë, ka këshilluar që të tregohet kujdes për ndikimin që mund të ketë vrulli i ndërtimeve dhe zgjerimi i tregut të pasurive të paluajtshme në stabilitetin e sektorit financiar.
Ne bëjmë thirrje për monitorim nga afër dhe menaxhim të rreziqeve të mundshme nga rritja e lartë e kreditimit gjatë viteve të fundit, përfshirë huadhënien e rritur në monedhë të huaj.
Në këtë kuadër, mirëpresim përpjekjet e BSH për të adresuar mungesën e konsiderueshme të të dhënave mbi tregun e pasurive të paluajtshme dhe ndërtimin, si dhe bëjmë thirrje për mbikëqyrje të shtuar të ndikimit të këtij sektori mbi stabilitetin financiar”, thuhet në deklaratën zyrtare.Sektori i ndërtimit rekord historik,vazhdon vrulli i ngritjes, pas rënies ciklike që kishte nisur nga 2008, duke arritur një rekord të ri në vitin 2021.
PBB-së me çmime korrente- INSTAT: “Të gjitha transaksionet ekonomike janë rezultat i llogaritjes së sasive të ndryshme të produkteve dhe çmimeve të prodhimit dhe shitjes. Duke mbledhur të gjitha transaksionet e caktuara merret vlera e përgjithshme për një periudhë të caktuar. Kur vlerat e dy periudhave të krahasohen, ato njëkohësisht do të reflektohen si në çmim ashtu dhe në sasi. Këto vlera shprehen me çmimet korrente”.
Tirana
broken clouds
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
49 %
4.6kmh
75 %
Fri
18 °
Sat
16 °
Sun
14 °
Mon
12 °
Tue
10 °

Lajmet e fundit

perzevativ

Perzevativët falas për moshat 18 deri në 25 vjeç ne France / Ja pse!

0
(Skenderbeu.info)-Perzevativët falas për moshat 18 deri në 25 vjeç ne France Të rinjtë në Francë...
ariu shqiptar

Ariu shqiptar Marku lirohet pas 20 vitesh

0
(Skenderbeu.info)-Ariu shqiptar Marku lirohet pas 20 vitesh Shpëtohet arushi i fundit i restorantit në Shqipëri...
Çmimi special i qytetit të Ladispolit për librin 'Ukraina

Çmimi special i qytetit të Ladispolit për Fausto Biloslavo

0
(Skenderbeu.info) Çmimi special i qytetit të Ladispolit për Fausto Biloslavo. Ceremonia e ndarjes së...
Ish-konkurrenti i "Përputhen", Beart Rexhepi

Ish-konkurrenti i “Përputhen”, Beart Rexhepi i jep fund beqarisë

0
(Skenderbeu.info) Ish-konkurrenti i "Përputhen", Beart Rexhepi i jep fund beqarisë. Ish-konkurrenti i përputhen Beart...
Brittney Griner

Rusia liron Brittney Griner në këmbim të një trafikanti të armëve

0
(Skenderbeu.info)-Rusia liron Brittney Griner në këmbim të një trafikanti të armëve Basketbollistja Giner Brittney, një...
Centrali bërthamor Zaporiyia në Ukrainë

Kompania bërthamore ukrainase akuzon Rusinë për rrëmbimin e tre punëtorëve

0
(Skenderbeu.info) Kompania bërthamore ukrainase akuzon Rusinë për rrëmbimin e tre punëtorëve. Kompania bërthamore ukrainase...

Lajme të tjera
NGJASHME

Nisin shitjet e apartamenteve në portin turistik të Durrësit pa filluar akoma ndërtimi

(Skenderbeu.info)-Nisin shitjet e apartamenteve në portin turistik të Durrësit...

Shqipëria merr vetëm 80 mln euro nga 1 mld eurot e BE

(Skenderbeu.info)-Shqipëria merr vetëm 80 mln euro nga 1 mld...

Çfarë do të bëjë NATO për të mbikëqyrur infrastrukturat në Europë!

(Skenderbeu.info)-Çfarë do të bëjë NATO për të mbikëqyrur infrastrukturat...

Parkimi në Tiranë nxjerr 5 milionë euro në vit

(Skenderbeu.info)-Parkimi në Tiranë nxjerr 5 milionë euro në vit  Në...

Von der Leyen: BE, paketë ndihme me vlerë 500 mln euro për Ballkanin Perëndimor

(Skenderbeu.info)-Von der Leyen: BE, paketë ndihme me vlerë 500...

Shqiptarët “Frike” nga shtrenjtimi i energjisë, ndryshojnë nga prizat e deri te elektroshtëpiaket

(Skenderbeu.info)-Shqiptarët “Frike” nga shtrenjtimi i energjisë, ndryshojnë nga prizat...

Ndryshon udhëzimi i kontributeve/ Raporti mjekësor për barrëlindje do përfshijë pagesën deri në 1 muaj

(Skenderbeu.info)-Raporti mjekësor për barrëlindje do përfshijë pagesën deri në...

Çfarë parashikon marrëveshja e BE-së për kufirin e çmimit të naftës ruse?

(Skenderbeu.info)-Çfarë parashikon marrëveshja e BE-së për kufirin e çmimit...
Raporto