(Skenderbeu.info)- Shtyhet sërish seanca për ekstradimin e Faruk Ozer

Në Gjykatën e Shkallës së Parë Elbasan është mbajtur seanca e radhës për procesin e ekstradimit të themeluesit të platformës Thodex. Faruk Fatih Özer, ndërkohë seanca për vendimin është shtyrë përsëri.
Në seancën e drejtuar nga gjyqtari Elis Dine, gjykata vendosi që seanca tjetër për procesin e ekstradimin të shtetasit turk Özer do të mbahet më 17 nëntor. Ku sipas gjykatës pritet të shpallet edhe vendimi rreth çështjes në fjalë.
Gjatë seancës së sotme janë dëgjuar konkluzionet e palës mbrojtëse. Ndërkohë gjykata ka shtyrë seancën për shpalljen e vendimit.
Kujtojmë se Prokuroria e Elbasanit ka depozituar në Gjykatën e Shkallës së Parë Elbasan kërkesën për ekstradimin në Turqi të shtetasit turk Özer.
Aktualisht Özer ndodhet në masën e sigurisë arrest me burg në vendin tone. Ndërsa në shkallën e parë zhvillohet procesi gjyqësor në lidhje me ekstradimin e tij.
– Çështja ndaj Faruk Fatih Özer
Özer, i cili kërkohej me buletin të kuq nga Tuqia dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar, u arrestua më 30 gusht në Shqipëri dhe akuzohet për veprat penale “Krijimi i organizatës kriminale” dhe “Mashtrimi me pasoja të rënda”.
Prokuroria turke më 22 prill të vitit 2021 filloi zyrtarisht hetimin pas denoncimeve të përdoruesve për mos qasje në llogaritë e bursës së kriptovalutave Thodex. Dhe se pronari i kompanisë ishte larguar jashtë vendit.
Në këtë kuadër u konfirmua se pronari i kompanisë, i dyshuari Özer, ishte larguar jashtë vendit më 20 prill të vitit 2021.
Më pas u lëshua një urdhër ndalimi për shumë persona të dyshuar, përfshirë edhe për Özer ndaj të cilit më parë ishte nxjerrë një urdhër arresti.
Gjithashtu ndaj Özer më 23 prill të vitit 2021 ishte lëshuar një buletin i kuq nga Interpoli.
Ndërkohë, autoritetet turke kanë theksuar se Özer do të ekstradohet në Türkiye pas procesit gjyqësor në Shqipëri.
Tirana
scattered clouds
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
67 %
1.5kmh
40 %
Tue
16 °
Wed
16 °
Thu
17 °
Fri
17 °
Sat
17 °

Lajmet e fundit

Destinacione

Putini dëbon 100 mijë refugjatë ukrainas ne Siberi , Arktik dhe Lindjen e Largët

0
(Skenderbeu.info)-Putini dëbon 100 mijë refugjatë ukrainas ne Siberi , Arktik dhe Lindjen e Largët Vladimir...
Guardia di Finanza

“Pastronte” para per 28 vjet/Arrestohet 65 vjeçari

0
(Skenderbeu.info)-"Pastronte" para per 28 vjet/Arrestohet 65 vjeçari Për 28 vjet, një burrë i padyshimtë i...
Policia e Kroacise

Raportime për bomba në gjykata në disa qytete dhe në selinë e Qeverisë së...

0
(Skenderbeu.info)-Raportime për bomba në gjykata në disa qytete dhe në selinë e Qeverisë së...
Makina

Skenari i protestës së opozitës

0
(Skenderbeu.info)-Skenari i protestës së opozitës Partia Demokratike ka zbardhur skenarin që do të ndjekë për...
samit be bp

Samiti i BE- BP/ Firmoset një marrëveshje

0
(Skenderbeu.info)-Samiti i BE- BP/ Firmoset një marrëveshje konkrete Në Tiranë kete të marte ka nisur...
Rama, Vucic

Vuçiç i acaruar, sulmon median

0
(Skenderbeu.info)-Vuçiç i acaruar, sulmon median Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, mbërriti në Tiranë. Pasi fillimisht kishte...

Lajme të tjera
NGJASHME

Skenari i protestës së opozitës

(Skenderbeu.info)-Skenari i protestës së opozitës Partia Demokratike ka zbardhur skenarin...

Samiti i BE- BP/ Firmoset një marrëveshje

(Skenderbeu.info)-Samiti i BE- BP/ Firmoset një marrëveshje konkrete Në Tiranë...

Vuçiç i acaruar, sulmon median

(Skenderbeu.info)-Vuçiç i acaruar, sulmon median Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, mbërriti...

1000 simpatizantë të PD nisen nga Vlora per proteste

(Skenderbeu.info)-1000 simpatizantë të PD nisen nga Vlora per proteste Disa...

Mbërrin delegacioni serb në Rinas

(Skenderbeu.info)-Mbërrin delegacioni serb në Rinas Ne Aeroportin Ndërkombëtar Nënë Tereza...

Samiti ne Tirane/TIA njoftim për qytetarët: Duhet të jeni 4 orë para fluturimit në aeroport

(Skenderbeu.info)-Samiti ne Tirane/TIA njoftim për qytetarët: Duhet të jeni...

Sot protesta e opozitës

(Skenderbeu.info)-Sot protesta e opozitës  Tirana sot do të presë 27...

Policia ndalon Ballist Morinën pas statusit në FB/Rrezik për Vuçiçin

(Skenderbeu.info)-Policia ndalon Ballist Morinën pas statusit në FB/Rrezik për...
Raporto