(Skenderbeu.info)-Sallata virale me karota balancon hormonet! Sa e vërtetë është kjo?
Jemi pothuajse 100% të bindur që e keni parë një video në TikTok me sallatën me karota, e cila sipas tiktoker-ave të ndihmon me balancimin e hormoneve. Si dhe me metabolizmin. Sipas personave që e konsumojnë, ka benefite të jashtëzakonshme, por ekspertja Laura Purdy thotë se në fakt, nuk ka ende një studim që tregon se sallata me karota lidhet drejtpërdrejt me balancimin e hormoneve. Dhe nëse doni një rezultat të shpejtë për balancimin e tyre, ndoshta nuk duhet të bazoheni vetëm tek interneti.
@bearenger Never not craving this 🥕👀 #healthyrecipes #plantbased #foodasmr #TikTokTaughtMe #TikTokPartner
♬ Solitude (Felsmann & Tiley Reinterpretation) [Slowed Down] – M83
“Një recetë si sallata me karota të pagatuara ka të ngjarë të mos e dëmtojë shëndetin tënd hormonal, megjithatë, nuk ka asnjë provë shkencore që lidh balancimin e hormoneve me karotat e pagatuara. Nëse jeni të shqetësuar për shëndetin hormonal, është shumë e rëndësishme që të vizitoheni dhe këshilloheni me një mjek të specializuar.”, shprehet Purdy.