Russia Today nis transmetimin në serbisht me mesazhin; ‘Kosova është Serbi’

(Skenderbeu.info)-Russia Today nis transmetimin në serbisht me mesazhin; ‘Kosova është Serbi’

Kanali shtetëror rus, Russia Today ka bërë me dije se ka nisur transmetimin online të programit në gjuhën serbe.
Lajmi është konfirmuar në Twitter nga kryeredaktorja e RT-së, Margarita Simonyan, me mesazhin: “Ne e nisëm RT-në në Ballkan, sepse Kosova është Serbi”.
Në një deklaratë të publikuar në gjuhën ruse, thuhet se transmetimi i programit televiziv në gjuhën serbe do të fillojë në vitin 2024
“Me siguri askund në botë nuk na kanë pritur kaq shumë sa këtu. Unë dua t’u drejtohem serbëve të dashur në gjuhën e tyre: ‘Vëllezër, shikoni RT’”, tha Simonyan në një njoftim zyrtar të televizionit shtetëror rus.
Është cituar edhe deklarata e kryeredaktores së programit serb, Ellena Millinçiq, e cila tha se “banorët e rajonit do të kenë qasje në kanalin e RT-së në gjuhën serbe, e cila do të japë një pasqyrë më të plotë të botës moderne”.
“Të bëhesh pjesë e hapësirës mediatike të Ballkanit është një sfidë e madhe për ne. Ne jemi gati për të”, tha ajo, përcjell RT.
Bashkimi Evropian ka pezulluar transmetimin e disa mediave të mbështetura nga Rusia, përfshirë RT-së, më 1 mars.
Blloku europian ka sanksionuar edhe Margarita Simonyan, kryeredaktore e kanalit të RT-së në gjuhën angleze.
“Sputnik dhe Russia Today janë nën kontroll të drejtpërdrejtë apo jo të drejtpërdrejtë të autoriteteve të Federatës Ruse dhe janë instrumente të rëndësishme për të rritur mbështetjen për agresionin ushtarak kundër Ukrainës, si dhe për destabilizim të shteteve fqinje”, ka thënë shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell më 2 mars.
BE kishte ka reaguar në korrik pas njoftimeve jozyrtare se Russia Today planifikon të hapë një stacion televiziv në Serbi.
Brukseli tha atëherë se pret që Serbia të përmbahet nga intensifikimi i marrëdhënieve me Rusinë.
Por autoritetet në Serbi, pavarësisht thirrjeve nga Brukseli, refuzojnë të respektojnë sanksionet evropiane.
E lansuar më 2005 si Russia Today, është media shtetërore e Rusisë, e cila është zgjeruar në vazhdimësi.
Aktualisht ka kanale në disa gjuhë përfshirë ato: angleze, franceze, spanjolle dhe atë arabe.
Pavarësisht operimit në platforma të ndryshme përreth botës, RT është përballur me goditje të mëdha muajve të fundit, pasi kompani të mëdha të teknologjisë kanë bllokuar kanalet e saj për shkak të sulmit të paprovokuar të Rusisë në Ukrainë.
Tirana
broken clouds
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
67 %
1kmh
75 %
Fri
15 °
Sat
16 °
Sun
14 °
Mon
12 °
Tue
10 °

Lajmet e fundit

perzevativ

Perzevativët falas për moshat 18 deri në 25 vjeç ne France / Ja pse!

0
(Skenderbeu.info)-Perzevativët falas për moshat 18 deri në 25 vjeç ne France Të rinjtë në Francë...
ariu shqiptar

Ariu shqiptar Marku lirohet pas 20 vitesh

0
(Skenderbeu.info)-Ariu shqiptar Marku lirohet pas 20 vitesh Shpëtohet arushi i fundit i restorantit në Shqipëri...
Çmimi special i qytetit të Ladispolit për librin 'Ukraina

Çmimi special i qytetit të Ladispolit për Fausto Biloslavo

0
(Skenderbeu.info) Çmimi special i qytetit të Ladispolit për Fausto Biloslavo. Ceremonia e ndarjes së...
Ish-konkurrenti i "Përputhen", Beart Rexhepi

Ish-konkurrenti i “Përputhen”, Beart Rexhepi i jep fund beqarisë

0
(Skenderbeu.info) Ish-konkurrenti i "Përputhen", Beart Rexhepi i jep fund beqarisë. Ish-konkurrenti i përputhen Beart...
Brittney Griner

Rusia liron Brittney Griner në këmbim të një trafikanti të armëve

0
(Skenderbeu.info)-Rusia liron Brittney Griner në këmbim të një trafikanti të armëve Basketbollistja Giner Brittney, një...
Centrali bërthamor Zaporiyia në Ukrainë

Kompania bërthamore ukrainase akuzon Rusinë për rrëmbimin e tre punëtorëve

0
(Skenderbeu.info) Kompania bërthamore ukrainase akuzon Rusinë për rrëmbimin e tre punëtorëve. Kompania bërthamore ukrainase...

Lajme të tjera
NGJASHME

Arrestohet prokurori special i Malit të Zi “Lidhje me krimin”

(Skenderbeu.info)-Arrestohet prokurori special i Malit të Zi "Lidhje me...

Kosova kërkon nga BE statusin e vendit kandidat

(Skenderbeu.info)-Kosova kërkon nga BE statusin e vendit kandidat Kosova njofton...

Sulmohen gazetarët në veri te Kosoves nga persona të maskuar

(Skendenrbeu.info)-Sulmohen gazetarët në veri te Kosoves nga persona të...

Serbia kërcënon të hyjë në Kosovë me 1 mijë trupa ushtarake

(Skenderbeu.info)-Serbia kërcënon të hyjë në Kosovë me 1 mijë...

Aksident i rende me 1 viktimë dhe 5 të plagosur në Kosovë

(Skenderbeu.info)-Aksident i rende me 1 viktimë dhe 5 të...

Shkup/ Alarm për bombë në Bankën Popullore

(Skenderbeu.info)-Shkup/ Alarm për bombë në Bankën Popullore Në Maqedoninë e...

Sërish shpërthime me bombe në Mitrovicën e Veriut

(Skenderbeu.info)-Sërish shpërthime me bombe në Mitrovicën e Veriut Sërish dy...

Rrëzohet avioni luftarak në Kroaci, shpëtojnë mrekullisht pilotët

(Skenderbeu.info)-Rrëzohet avioni luftarak në Kroaci, shpëtojnë mrekullisht pilotët Një avion...
Raporto