(Skenderbeu.info)-Rritet numri i falimentimeve të bizneseve
Numri i bizneseve që kanë falimentuar në tremujorin e fundit të vitit 2022 është rritur ndjeshëm në vendet e BE-së.
Sipas Eurostat, falimentimet kapën nivelet më të larta që nga viti 2015, kur janë filluar të mblidhen të dhëna.
Por bizneset nuk kanë mbyllur dyert vetëm në tre muajt e fundit, pasi statistikat tregojnë se i gjithë 2022-shi ka pasur një numër të lartë falimentimesh.
Përsa i përket regjistrimit të bizneseve të reja, në tremujorin e fundit të 2022-shit u ulën 0,2 %, krahasuar me tremujorin e tretë.
Nga të dhënat rezulton se nivelet e regjistrimeve janë më të larta në periudhën para pandemisë së Covid-19, pra në vitet 2015-2019.
Këto të dhëna bazohen në deklarimet që vendet anëtare të BE-së kanë bërë në Eurostat, të cilat deri në tremujorin e katërt të 2020-ës ishin në baza vullnetare, ndërsa në 2021 u bënë të detyrueshme.