Rritet 17% sipërfaqja e lejeve të ndërtimit, ndërtesat vlejnë 440 mln euro

(Skenderbeu.info)-Rritet 17% sipërfaqja e lejeve të ndërtimit, ndërtesat vlejnë 440 mln euro

 Kryeqyteti i vendit prej disa vitesh është kthyer në një kantier ndërtimi. Fundi i këtij cikli nuk dihet kur do të mbarojë, teksa ndërtimet pritet të vijojnë me ritme edhe më të larta.
Sipas të dhënave të bëra publike sot nga INSTAT, sipërfaqja e lejeve të ndërtimit që është dhënë nga Bashkia Tiranë për 9 mujorin e këtij viti është 1.46 milionë metra katror.
Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, sipërfaqja e dhënë për ndërtim është rritur me 16.7%.
Ky është niveli më i lartë i lejeve i dhënë ndonjëherë për kryeqytetit. Të paktën që nga viti 2002, kur INSTAT raporton sipërfaqen e lejeve të dhëna sipas qarqeve.
Në vlerë, ndërtesat që pritet të ngrihen në Tiranë për 9 mujorin llogariten nga INSTAT gati 440 milionë euro.
Për gjithë Shqipërinë, sipërfaqja e dhënë për leje ndërtimi për 9 mujorin ishte 2.1 milionë metra katror. Nga e cila gati 70% është dhënë në Tiranë.
Vlera e gjithë lejeve të dhëna për Shqipërinë për 9 mujorin është 86 miliardë lekë, ose rreth 740 milionë euro.
Ulen lejet në tremujorin e tretë
Sipas INSTAT, Në tremujorin e tretë 2022 janë miratuar gjithsej 269 leje ndërtimi për ndërtesa të reja. Nga 442 leje të miratuara në tremujorin e tretë 2021, duke shënuar një rënie prej 39,1%.
Sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja, në tremujorin e tretë 2022, është 418.685 m2. Nga 564.266 m2 miratuar në tremujorin e tretë 2021, duke shënuar një rënie prej 25,8% (tab.3).
Në tremujorin e tretë 2022, vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike është 21,6 miliardë lekë. Nga 22,5 miliardë lekë miratuar në tremujorin e tretë 2021, duke shënuar një rënie prej 3,8%..
Rritet 17% sipërfaqja e lejeve të ndërtimit, ndërtesat vlejnë 440 mln euro. Kryeqyteti i vendit prej disa vitesh është kthyer në një kantier ndërtimi.
tabela
Rritet 17% sipërfaqja e lejeve të ndërtimit, ndërtesat vlejnë 440 mln euro. Kryeqyteti i vendit prej disa vitesh është kthyer në një kantier ndërtimi.
tabela
Rritet 17% sipërfaqja e lejeve të ndërtimit, ndërtesat vlejnë 440 mln euro. Kryeqyteti i vendit prej disa vitesh është kthyer në një kantier ndërtimi.
tabela
Rritet 17% sipërfaqja e lejeve të ndërtimit, ndërtesat vlejnë 440 mln euro. Kryeqyteti i vendit prej disa vitesh është kthyer në një kantier ndërtimi.
tabela
Rritet 17% sipërfaqja e lejeve të ndërtimit, ndërtesat vlejnë 440 mln euro. Kryeqyteti i vendit prej disa vitesh është kthyer në një kantier ndërtimi.
tabela
Rritet 17% sipërfaqja e lejeve të ndërtimit, ndërtesat vlejnë 440 mln euro. Kryeqyteti i vendit prej disa vitesh është kthyer në një kantier ndërtimi.
tabela
Tirana
cielo sereno
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
87 %
1.5kmh
0 %
Ven
11 °
Sab
16 °
Dom
13 °
Lun
15 °
Mar
16 °

Lajmet e fundit

Diavel MU, cfarë suksesi: versioni R tani është në pritje

0
(Skenderbeu.info)-Diavel MU, cfarë suksesi: versioni R tani është në pritje. Giuliano Mu nuk ndalet: në...
Detroit Pistons ne ndeshjen ndaj Dallas

Basketboll, Nba: Doncic nuk mjafton në Dallas

0
(Skenderbeu.info)-Basketboll, Nba: Doncic nuk mjafton në Dallas, Detroit goditi në kohën shtesë. 35 pikët e...
Uruguajanet teksa festojne golin

Botërori 2022, Gana-Uruguay 0-2

0
(Skenderbeu.info)-Botërori 2022, Gana-Uruguay 0-2: Celeste fiton por eliminohet. Dopieta e De Arrascaeta fitoi ndaj...
Son ne duel me Dalot gjate Korea-Portugali

Kupa e Botës 2022, Korea e Jugut-Portugali 2-1

0
(Skenderbeu.info)-Kupa e Botës 2022, Korea e Jugut-Portugali 2-1: Hee-Chan i çon aziatikët në raundin...
Pierluigi Collina

Collina: “Kjo është arsyeja pse rikuperimi është shtuar”

0
(Skenderbeu.info)-Collina: "Kjo është arsyeja pse rikuperimi është shtuar" Komisioni i arbitrave nr. 1 i FIFA-s:...
Estrella Damm Menorca Open i Padel

Padel: Skena Premier në Milano, me shumë emra të mëdhenj

0
(Skenderbeu.info)-Padel: Skena Premier në Milano, me shumë emra të mëdhenj. Premier Padel ndalon në Milano,...

Lajme të tjera
NGJASHME

Qeveria ul fondin e ndihmës ndersa varfëria ekstreme rritet

(Skenderbeu.info)-Qeveria ul fondin e ndihmës ndersa varfëria ekstreme rritet Fondet...

Parregullsi me prokurimet, vetëm 45% te investimeve kapitale te realizuara

(Skenderbeu.info)-Parregullsi me prokurimet, vetëm 45% te investimeve kapitale te...

Gjigantët e internetit, 36.3 miliardë taksa të papaguara në 3 vjet

(Skenderbeu.info)-Gjigantët e internetit, 36.3 miliardë taksa të papaguara në...

BE-ja nis revolucionin e riciklimit dhe ripërdorimit

(Skenderbeu.info)-BE-ja nis revolucionin e riciklimit dhe ripërdorimit Komisioni i BE-së...

Gjobë 25 mijë € Tatimeve per skandalin publikimit të pagave

(Skenderbeu.info)-Gjobë 25 mijë € Tatimeve per skandalin publikimit të...

Pse Europa dështoi në kufirin e çmimit të gazit!

(Skenderbeu.info)-Pse Europa dështoi në kufirin e çmimit të gazit! Ministrat...

Nga 20 grupet më të mëdha të importit, 5 janë ushqime me vlerë 1.1 mld euro

(Skenderbeu.info)-Nga 20 grupet më të mëdha të importit, 5...

Shqipëria, vendi më bujqësor i Europës, me prodhimin më të ulët të qumështit

(Skenderbeu.info)-Shqipëria, vendi më bujqësor i Europës, me prodhimin më...
Raporto