(Skenderbeu.info) Rrëzimi i avionit në Nepal/ ‘Shpresat për gjetjen e të mbijetuarve tani janë “zero”.
Shpresat për gjetjen e të mbijetuarve tani janë “zero”: tha një zyrtar lokal nepalez duke iu referuar rrëzimit të avionit që ndodhi dje në Pokhara.
“Deri më tani kemi grumbulluar 68 trupa.Po kërkojmë edhe katër trupa të tjerë… Le të lutemi për një mrekulli. Por shpresat për të gjetur dikë të gjallë janë zero,” tha Tek Bahadur KC, kreu i qarkut Taksi, ku avioni u rrëzua.
Në bordin e Yeti Airlines ATR-72 kishte 68 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit.
