(Skenderbeu.info)-Rreth 10 vite në pushtet/ Rama kërkon fitoren në këmbim të ujit të pijshëm
Kryeministri Edi Rama, në takimin elektoral në Mallakastër, ka premtuar 24 orë ujë të pijshëm për zonën.
Numri një i qeverisë, ndonëse shumë shpejt bën 10 vite që është në pushtet, u premton banorëve të Mallakastër se në qershor të 2023-shit do të kenë 24 orë ujë të pijshëm në shtëpitë e tyre.
“Janë bërë investime të rëndësishme, nga qershori do keni 24 orë ujë të pijshëm në shtëpi. Do të ngremë infrastrukturën për prodhimin e vajit të ullirit, do t’i japim një zhvillim industrisë së ullirit. Zgjedhjet e 14 majit shkojnë përtej këtyre çështjeve, prek në fakt një çështje thelbësore, çfarë dhe kush duam ne të jemi në vitet që vijnë. Dua të jemi një vend që të shikohet si një shtet serioz nga partnerët tanë”, tha Rama.