(Skenderbeu.info)-Rreptësohen rregullat e provimeve të maturës shtetërore
Kreu i Drejtorisë së Arsimit Parauniversitar, Rezarta Alla, ka zbuluar detaje të reja lidhur me zhvillimin e provimeve të maturës.
Alla është shprehur se provimet do të zhvillohen në ambiente me hapësira të mëdha dhe do të monitorohen nga kamerat në mjediset ku është e mundur.
“Ministria ka këmbëngulur që të akomodohen në mjedise të mëdha të hapura. Për të eliminuar të gjitha hamendësimet, të cilat janë të lidhura me mënyrën e menaxhimit. Vëmendja ka qenë te mjediset e mëdha. Jo çdo mjedis do të vëzhgohet nga kamerat, por aty ku mundet”, tha ajo.
Ndër të tjera, Alla tha se numri i qendrave të provimit do të jetë më i ulët dhe rrjedhimisht do të ketë më shumë mësues që do monitorojnë procesin.
“Nga 167 në 142 qendra provimi. Fakti që kemi më pak mjedise do të kemi më shumë administratorë, për të pasur një vëzhgim dhe administrim më të mirë”, shtoi ndër të tjera.