(Skenderbeu.info) Ronaldo Shakra për Tean: Mashtroi një Shqipëri të tërë, si mundet ajo të flasë për gënjeshtra?!
Ronaldo Shakra, një nga ish-banorët e Big brother VIP ka treguar se ka qënë ëndrra e tij që të merte pjesë në këtë format televiziv dhe ashtu ndodhi.
Moderatori u bë pjesë e spektaklit por kjo ëndërr e tij zgjati shumë pak, pasi u eleminua që në javët e para.
Pas daljes së tij nga shtëpia e “Vëllait të Madh”, Ronaldo ka realizuar një intervistë për “Pardon my French” ku ka zbuluar shumë gjëra.
Shumë herë brenda shtëpisë ai ka shpalosur talentin e tij si gazetar duke bërë intervista dhe duke drejtuar disa prova që bëheshin mes banorëve.
Por këtë herë Ronaldo ndalet te një interviste shumë e shkurtër të cilen ai e ka zhvilluar natën vonë me Tea Trifonin. Ai e ka pyetur konkretisht për marrëdhenien e saj me Andin dhe Beartin dhe se kush i nxori fotot e saj me këtë të fundit.
“Në përgjithësisht shumë gjëra i dimë por më ka surprizuar Tea, kur ka qenë një bisedë e natës vonë dhe i thashë “Kush i nxorri fotot e tua me Beartin?” dhe ajo thjeshtë thotë: Unë. Nuk e di a e keni kapur këtë momentin. Po tha që i nxora unë, Bearti mezi po priste që t’i nxirrja ndërsa dhe Andi ishte pak a shumë në dijeni. E shikoni sa intervista kam bërë unë aty brenda.
Unë nuk e kuptoj realisht se çfarë e shqetësoi kaq shumë Tean. Realisht nuk arrij ta kuptoj se si mund të flasë një njeri për gënjeshtra kur gënjeshtra jote është gati-gati pothuajse aq e rëndë sa ajo që bëjnë personat e tjerë. U mashtrua një Shqipëri e tërë me një histori fallso dashurie, dhe aty flitet për gënjeshtra kjo është më e tmerrshme akoma”, është shprehur moderatori.