Rishikohet ligji i pronave në Shqipëri, synohet zgjidhje përfundimtare e problemeve

(Skenderbeu.info)-Rishikohet ligji i pronave në Shqipëri, synohet zgjidhje përfundimtare e problemeve

Qeveria shqiptare ka rishikuar ligjin e pronave për të mbyllur procesin e nisur 30 vite më parë. Me ndryshimin e fundit, pronat e lira do të kthehen pa kufizim tek ish-pronarët, ndërsa për tokat e zëna nga ndërtimet, pronarët do të marrin kompensim.
Pronat e lira do të kthehen pa kufizim tek pronarët e vjetër. Qeveria ka ndërhyrë sërish në ligjin e vitit 2015 për trajtimin e pronës, për të përshpejtuar dhe zgjidhur përfundimisht problemin e 27 mijë pretenduesve të pronave të konfsikuara nga regjimi komunist.
Ndryshimet në ligj, edhe pse të vonuara në kohë tashmë kanë logjikë në trajtimin e pronës, pasi toka ose trualli do të kthehen tek i zoti, ndërsa në sipërfaqet e ndërtuara pa leje, ish-pronarët do të marrin kompensim në lekë, jo më pak se 10 për qind të vlerës aktuale.
Rekomandimet e dhëna nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në vendimin “Beshiri kundër Shqipërisë”, dhe Vendimi i Gjykatës Kushtetuese në 2021-shin i kanë hapur rrugë rishikimit të ligjit, dhe tashmë do të filloj procedimin administrativ për dosjet e patrajtuara, ku ftohen 7000 pronarë të dërgojnë dokumentet në Agjencinë e Pronave.
Kjo e fundit fton edhe subjektet që i janë drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë për kërkesat e patrajtuara për njohjen apo vlerësimin financiar të pronës, të heqin dorë nga gjykimi i çështjes dhe të paraqesin kërkesë pranë Agjencisë së Trajtimit të Pronave për shqyrtimin e dosjes së tyre.
Sipas qeverisë, vlerësimi financiar i bërë deri më tani për 20 mijë kërkesa arrin në 101 mld lekë, ndërsa janë likujduar vetëm 974 vendime.
Tirana
light rain
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
73 %
1kmh
0 %
Sun
20 °
Mon
26 °
Tue
24 °
Wed
25 °
Thu
26 °

Lajmet e fundit

Ministri serb kërcënon Kosovën: Të gjitha opsionet në tryezë, do mbrojmë vendin!

0
(Skenderbeu.info)-Ministri serb kërcënon Kosovën: Të gjitha opsionet në tryezë, do mbrojmë vendin! Pas njoftimeve se...

Katër ushqime për një zemër të shëndetshme

0
(Skenderbeu.info)-Katër ushqime për një zemër të shëndetshme Të ushqyerit është pjesa që luan rolin më...

Numri i të huajve që punojnë në Shqipëri është dyfishuar në 6 vitet e...

0
(Skenderbeu.info)-Numri i të huajve që punojnë në Shqipëri është dyfishuar në 6 vitet e...
Sekretari i NATO-s: Prishtina të mos bëjë hapa te njëanshëm e destabilizues Stoltenberg,ka zhvilluar një bisedë telefonike me Josep Borrell.

Sekretari i NATO-s: Prishtina të mos bëjë hapa te njëanshëm e destabilizues

0
(Skenderbeu.info)-Sekretari i NATO-s: Prishtina të mos bëjë hapa te njëanshëm e destabilizues Sekretari i Përgjithshëm...
Lavrov për avionët F-16: Perëndimi po luan me zjarr, pasi janë pajtuar që t’i japin Ukrainës avionë luftarakë të prodhimit amerikan, F-16.

Lavrov për avionët F-16: Perëndimi po luan me zjarr

0
(Skenderbeu.info)-Lavrov për avionët F-16: Perëndimi po luan me zjarr Kryediplomati rus paralajmëroi shtetet perëndimore se...

Kurti: Marrëveshja me Serbinë duhet të zbatohet pa kushte

0
(Skenderbeu.info)-Kurti: Marrëveshja me Serbinë duhet të zbatohet pa kushte Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha...

Lajme të tjera
NGJASHME

Katër ushqime për një zemër të shëndetshme

(Skenderbeu.info)-Katër ushqime për një zemër të shëndetshme Të ushqyerit është...

Numri i të huajve që punojnë në Shqipëri është dyfishuar në 6 vitet e fundit

(Skenderbeu.info)-Numri i të huajve që punojnë në Shqipëri është...

Sot, gara ndërkombëtare “Tiranathlon”/ Ja si do të devijohet qarkullimi në kryeqytet

(Skenderbeu.info)-Sot, gara ndërkombëtare “Tiranathlon”/ Ja si do të devijohet...

Nisja e sezonit turistik/ Policia bllokon skafin në Ksamil, gjobitet drejtuesi

(Skenderbeu.info)-Nisja e sezonit turistik/ Policia bllokon skafin në Ksamil,...

Shëngjini gati për të pritur turistët, më 3 qershor hapet zyrtarisht sezoni

(Skenderbeu.info)-Shëngjini gati për të pritur turistët, më 3 qershor...

Plagosën me armë 24-vjeçarin, shpallen në kërkim 4 të rinj në Kuçovë

(Skenderbeu.info)-Plagosën me armë 24-vjeçarin, shpallen në kërkim 4 të...

Parashikimi i motit për ditën e shtune, 27 maj 2023

(Skenderbeu.info)-Parashikimi i motit për ditën e shtune, 27 maj...

Tritol në fasonerinë në Tiranë

(Skenderbeu.info)-Tritol në fasonerinë në Tiranë Një sasi tritoli ka shpërthyer...
Raporto