(Skenderbeu.info)-Rimac Nevera theu 23 rekorde brenda një dite

Rimac Nevera vazhdon të thyejë rekorde dhe gjatë vetëm një dite vozitjeje në pistën e testimit në Gjermani, ai theu 23 sosh.
Nevera u testua në objektin e Testimit të Automobilave në Papenburg (ATP), ku shfrytëzoi maksimumin e pistës së gjatë katër kilometra. Përfaqësuesit nga Dewesoft dhe RaceLogic ishin të pranishëm në vendndodhje për të konfirmuar në mënyrë të pavarur kohën dhe zbuluan se hipervetura elektrike ishte në fakt më e shpejtë se sa mendohej.
Gomat legale Michelin Cup 2 R ishin në Nevera dhe ajo shkoi nga 0 në 60 mph me një hapje standarde me një këmbë në 1.74 sekonda, që është më e shpejtë se 1.85 sekonda “zyrtare”. Le të themi gjithashtu se hipervetura përshpejtoi nga 0 në 100 km/h për 1.82 sekonda sipas RaceLogic, ose 1.81 sekonda sipas Dewesoft. Kjo e ka kaluar kohën që kanë “raportuar” nga Rimac, e cila është 1.97 sekonda.
Gjithashtu, duhet theksuar se kolaudimi është kryer në asfalt të zakonshëm, të papërgatitur.
Pasi njeriu i parë i kompanisë, Mate Rimac, e njoftoi më herët, Nevera vendosi një rekord të ri botëror në testin për automjetin më të shpejtë të prodhimit kur bëhet fjalë për përshpejtimin nga 0 në 400 km/h dhe ndalimin në 0 km/h. Atë “punë” e ka bërë përbindëshi elektrik për 29,94 sekonda dhe për krahasim, Koenigsegg Regera-s i janë dashur 31,49 sekonda për të njëjtën detyrë të kryer në vitin 2019.
Le të themi gjithashtu se Nevera kishte veshur një “veshje” të veçantë për nder të BMW M3 të Rimac, pra gjeneratën E30 të Serisë 3 plotësisht elektrike të vitit 1984, e cila vendosi disa rekorde në vitin 2012.
Njëmbëdhjetë vjet më vonë, Mate mund të thotë me krenari se Nevera e tij arrin 400 km/h dhe ndalon më shpejt se sa McLaren F1 përshpejton në 350 km/h dhe ndalon.
Ndër rekordet e Nevera-s është distanca më e shkurtër e nevojshme për të ndaluar me një shpejtësi prej 100 km/h, që është 29.12 metra sipas RaceLogic dhe 28.96 metra sipas Dewesoft.
Tirana
scattered clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
88 %
1kmh
40 %
Sun
26 °
Mon
26 °
Tue
26 °
Wed
25 °
Thu
19 °

Lajmet e fundit

Android 14 Beta 3 sjell veçori të reja specifike për lapsin ‘stylus’

0
(Skenderbeu.info)-Android 14 Beta 3 sjell veçori të reja specifike për lapsin ‘stylus’ Më interesantja është...

Në nuancat e blusë: Kombinime shumë të bukura për ditë pune

0
(Skenderbeu.info)-Në nuancat e blusë: Kombinime shumë të bukura për ditë pune Eleganca garantohet nga nuancat...

Tërmet në Greqi, nuk raportohet për viktima

0
(Skenderbeu.info)-Tërmet në Greqi, nuk raportohet për viktima Shteti grek është goditur nga një tërmet, por...

Sezoni turistik në Shqipëri, më 15 qershor hapen 30 qendra shëndetësore në zonat bregdetare...

0
(Skenderbeu.info)-Sezoni turistik në Shqipëri, më 15 qershor hapen 30 qendra shëndetësore në zonat bregdetare...

Pesë arsye përse duhet të hani vezë më shpesh

0
(Skenderbeu.info)-Pesë arsye përse duhet të hani vezë më shpesh Veza është një nga ushqimet më...

Sulm terrorist në Somali, militantët islamikë vrasin me armë zjarri 9 persona

0
(Skenderbeu.info)-Sulm terrorist në Somali, militantët islamikë vrasin me armë zjarri 9 persona Një sulm terrorist...

Lajme të tjera
NGJASHME

Android 14 Beta 3 sjell veçori të reja specifike për lapsin ‘stylus’

(Skenderbeu.info)-Android 14 Beta 3 sjell veçori të reja specifike...

Instagrami së shpejti mund të marrë chatbotin e vet të AI

(Skenderbeu.info)-Instagrami së shpejti mund të marrë chatbotin e vet...

WhatsApp prezantoi një veçori të re Channels

(Skenderbeu.info)-WhatsApp prezantoi një veçori të re Channels Aplikacioni popullor WhatsApp...

Honda prezantoi modelin kompakt të crossover-it Elevate

(Skenderbeu.info)-Honda prezantoi modelin kompakt të crossover-it Elevate Përpara nisjes së...

Koreja e Jugut, “EveR6”, roboti që do të drejtojë për herë të parë një orkestër

(Skenderbeu.info)-Koreja e Jugut, “EveR6”, roboti që do të drejtojë...

Microsoft gjobitet me 20 milionë dollarë

(Skenderbeu.info)-Microsoft gjobitet me 20 milionë dollarë Komisioni Federal i Tregtisë...

Volvo fillon të rimëkëmbet – shitjet e kompanisë në maj u rritën me 31 për qind

(Skenderbeu.info)-Volvo fillon të rimëkëmbet – shitjet e kompanisë në...

A po përgatit Rimac, Nevera-n për një rekord të ri?

(Skenderbeu.info)-A po përgatit Rimac, Nevera-n për një rekord të...
Raporto