(Skenderbeu.info) Reagon klinika në Kosovë pasi u tha se Lugati rezultoi pozitiv me HIV-AIDS.
Pas bujës së madhe që mori lajmi se ish banori i Big Brother ‘Lugati’ ishte i infektuar me HIV-AIDS ka reagur klinika ku ai po merr trajtime mjekesore.
Media fillimisht e përgënjeshtroi atë e më pas e fshiu si artikull. Ata bëjnë të ditur se Gjoni është mirë e se nuk po merr trajtime të tjera.
“Nuk ka ndryshuar as trajtimi dhe as gjendja e pacientit, Gjon Karrica, kurse konfirmojmë se gjendja e të njëjtit është stabile. Ai është duke vazhduar trajtimin në Klinikën Infektive. Kërkojmë që të gjithë t’i referohen vetëm informatave zyrtare dhe për çdo gjë të drejtohen në zyrën për informim në ShSKUK”, ka theksuar Klinika Infektive për Klan Kosovën.