fbpx

Pas shpalljes së paketës anti-krizë, reagojnë studentët e ‘harruar’: Vuajmë çmimet marramendëse të qirave, nuk kemi marrë asnjë suport

(Skenderbeu.info)-Pas shpalljes së paketës anti-krizë, reagojnë studentët e ‘harruar’: Vuajmë çmimet marramendëse të qirave, nuk kemi marrë asnjë suport

Studentë dhe aktivistë po zhvillojnë sot një protestë përpara Kryeministrisë, pasi qeveria nuk ka dhënë asnjë përkrahje për ta gjatë këtyre muajve ku çmimet kanë shënuar rritje të lartë. Nisma zuri fill menjëherë pasi qeveria bëri publike masat për përkrahjen e disa grupeve në këtë kohë krize, po ndër të tjerë, nuk përfshiu studentët.

Studentët janë një grup shumë i prekur nga rritja e çmimeve, pasi qiratë dhe kostoja e jetës janë rritur shumë, ndërsa jo vetëm që nuk u është dhënë asistencë, po as nuk është diskutuar për lehtësim tarifash si në paketën e parë për rezistencë sociale, si në të dytën që propozoi dje qeveria.

“Pas shpalljes së paketës së dytë për asistencën, ka munguar suporti për një nga kategoritë më të prekura që janë studentët. Duhet të vuajnë çmimet e qerasë që janë rritur në mënyrë marramendëse, si në kryeqytet si edhe në qytete të tjera”, tha një student, ndërsa theksoi se kërkojnë subvencionim prej 100 mijë lekësh, sikur edhe po të mos jetë muaj për muaj, ashtu siç Albin Kurti vendosi në Kosovë.

Migen Qiraxhi nga Qëndresa Qytetare thotë se është e paarsyeshme që qeveria të investojë për “dekorime” brenda Kryeministrisë, në kohën kur studentët lihen në harresë.

“Një nga tenderat e fundit, 4 milionë euro për dekorim të Kryeministrisë, që mund të investoheshin për studentët. Qeveria duhet të krijojë një perspektivë tjetër për arsimit. Në të gjitha qeveritë e botës, komuniteti i studentëve përkrahet”, u shpreh Qiraxhi.

Në mënyrë ironike, aktivistët i “akorduan” çmimin Nobel Edi Ramës, si kryeministri i vetëm në botë që nuk njeh komunitetin e studentëve. .

LËR NJË KOMENT

Vendosni komentin
Vendosni emrin tuaj

Lajmet e fundit

Torino

Torino: rinovimi i Sasha Lukiç

0
(Skenderbeu.info)-Torino: rinovimi i Sasha Lukiç ne javet e fundit Pas polemikave në fillim të sezonit, Sasha Lukic dhe Torino janë afruar sërish. Dhe bisedimet për...

Probleme në disa qytete nga rreshjet e dendura

0
(Skenderbeu.info)-Probleme në disa qytete dhe përmbytje nga rreshjet e dendura Reshjet e shiut kanë shkaktuar probleme dhe përmbytje në disa zona të Shqipërisë. Në Dibër, ka...
Kleb Basket Ferrara

Kleb Basket Ferrara, Marco Miozzi është presidenti i ri

0
(Skenderbeu.info)-Kleb Basket Ferrara, Marco Miozzi është presidenti i ri Marco Miozzi është presidenti i ri Kleb Basket Ferrara ka njoftuar qe nga dita e djeshme se...
F1, Red Bull

F1, Red Bull synon një rekord historik në Singapor

0
(Skenderbeu.info)-F1, Red Bull synon një rekord historik në Singapor Rekordi i Red Bull daton në 2013 (13 GP të fituara) Fundjava përmban Çmimin e Madh të...
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo nën sulm: “Si mund të flejë natën?”

0
(Skenderbeu.info)-Cristiano Ronaldo nën sulm: “Si mund të flejë natën?” flet nëna e fansit së cilit portugezi ia prishi telefonin Këto nuk janë kohë të lehta...
Livio Suppo

Livio Suppo mirëpret Petruccin

0
(Skenderbeu.info)-Livio Suppo mirëpret Petruccin ,i lumtur që i jep Danilo Petruccit një shans Livio Suppo, menaxheri i navigimit të Suzuki. Foli për vendimin për t'i...

Lajme të tjera
NGJASHME

Probleme në disa qytete nga rreshjet e dendura

(Skenderbeu.info)-Probleme në disa qytete dhe përmbytje nga rreshjet e...

Shqipëria me koston më të ulët të orës së punës në Europë

(Skenderbeu.info)-Shqipëria me koston më të ulët të orës së...

Horoskopi për ditën e martë, 27 shtator 2022

(Skenderbeu.info) Horoskopi për ditën e martë, 27 shtator 2022 Dashi:...

Veliaj zbulon vendndodhjen e ndertimit e Teatrit te ri te Kukullave dhe Bibliotekes Kombëtare

(Skenderbeu.info)-Veliaj zbulon vendndodhjen e Teatrit te ri te Kukullave...

Moti keq,IGJEUM:priten rrebeshe shiu dhe përmbytje

(Skenderbeu.info)-Moti keq,IGJEUM:priten rrebeshe shiu dhe përmbytje Sipas Institutit te Gjeoshkencave ...

Horoskopi për ditën e hënë, 26 shtator 2022

(Skenderbeu.info) Horoskopi për ditën e hënë, 26 shtator 2022 Dashi Do...

Sali Berisha mban fjalën përshendetëse të dasma e Arminës dhe Shkëlzenit

(Skenderbeu.info) Sali Berisha mban fjalën përshendetëse të dasma e...

Hapi tjetër për ndotjen klimatike: Reforma e parkimit

(Skenderbeu.info) Hapi tjetër për ndotjen klimatike: Reforma e parkimit....
Raporto