fbpx

Rama: Mbrojtja ndaj sulmit të Iranit nuk është ku duhet

(Skenderbeu.info) Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi se është mjaft shqetësuese që sulmi kibernetik iranian ndodhi ndërkohë që reagimi i përbashkët i mbrojtjes ende nuk është aty ku duhet.

Lajmi u bë i ditur gjatë një interviste për emisionin “”Wake up America” në transmetuesin amerikan “Newsmax”.

“Mjaft shqetësuese që kjo (sulmi kibernetik) ndodh ndërkohë që reagimi i përbashkët i mbrojtjes ende nuk është aty ku duhet “, u shpreh kryeministri shqiptar.

Kreu i qeverisë sqaroi fillimisht se nuk ishte ai që e akuzoi Iranin, por janë provat mbështetur në një punë mjaft të imët të ekspertizës ligjore të super skuadrës “Microsoft”.

Kjo, për zbulimin e kërcënimeve dhe agjencive të tjera amerikane ku është provuar se pas këtij sulmi ishte shteti i Iranit e cila ka sponsorizuar katër grupe.

“Nuk është akuzë, është fakt”, theksoi Rama.

Shqipëria u bë shteti i parë që ndërpriste marrëdhëniet me një shtet tjetër pas një sulmi kibernetik.

Lidhur me këtë, kryeministri shtoi se ishte koha për të ndërprerë çdo lloj marrëdhënie me këtë regjim.

“Nuk mund të lejonim më që ambasada (iraniane) të vazhdonte të ishte në mes të kryeqytetit dhe të punonte si qendër operative në dëm të vendit tonë”, vijoi ai.

Sa i takon përgjigjes së NATO-s mbi këtë sulm kibernetik Rama sqaroi se fokusi është tjetërkund.

“Ne kemi preferuar pikë së pari të ndërtojmë jo thjesht ndërgjegjësim por të ngremë një aleancë për mbështetje sepse ajo për të cilën kemi nevojë tashmë është të përshpejtojmë të gjithë planet tona për të ndërtuar një mbrojtje kibernetike të fjalës së fundit”, nënvizoi kryeministri.

LËR NJË KOMENT

Vendosni komentin
Vendosni emrin tuaj

Lajmet e fundit

femijet dhe social media

Rrjetet sociale i ‘vjedhin’ gjumin fëmijëve një natë në javë

0
(Skenderbeu.info) Rrjetet sociale i 'vjedhin' gjumin fëmijëve një natë në javë Një studim i studiuesve të Universitetit të Leicester-it zbulon se fëmijët dhjetëvjeçarë humbin rreth...
Parkim Kaliforni

Hapi tjetër për ndotjen klimatike: Reforma e parkimit

0
(Skenderbeu.info) Hapi tjetër për ndotjen klimatike: Reforma e parkimit. Kalifornia më në fund është gati të heqë kërkesat e parkimit në të gjithë shtetin....
Izrael, Viti i ri

Izrael: fillon viti 5783, sinagogat plot, por policia në gadishmëri

0
(Skenderbeu.info) Izrael: fillon viti 5783, sinagogat plot, por policia në gadishmëri Siç e kërkon tradita, Izraeli feston sonte fillimin e vitit 5783 nga krijimi hyjnor...
Deti Mesdhe

Aciditeti po shkatërron florën dhe faunën e Detit Mesdhe

0
(Skenderbeu.info) Aciditeti po shkatërron florën dhe faunën e Detit Mesdhe Sipas një studimi të ri të kryer nga Instituti Kombëtar i Oqeanografisë dhe Gjeofizikës Eksperimentale...
Sllovenia-Huawei

Sllovenia drejt neutralitetit teknologjik

0
(Skenderbeu.info) Sllovenia drejt neutralitetit teknologjik Qeveria sllovene duket se ka zbutur qëndrimet e saj për ligjin e komunikimeve elektronike, në ndryshim nga ekzekutivi i mëparshëm...
Josef Borell

Borrelli: Të marrim seriozisht kërcënimin bërthamor të Putinit

0
(Skenderbeu.info) Borrelli: Të marrim seriozisht kërcënimin bërthamor të Putinit Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell, duke folur për BBC ka...

Lajme të tjera
NGJASHME

Borrelli: Të marrim seriozisht kërcënimin bërthamor të Putinit

(Skenderbeu.info) Borrelli: Të marrim seriozisht kërcënimin bërthamor të Putinit Përfaqësuesi...

Rusi: 800 persona të arrestuar për shkak se protestuan

(Skenderbeu.info) Rusi: 800 persona të arrestuar për shkak se...

Vuçiç: Kosova po ndihmohet nga fuqitë e mëdha

(Skenderbeu.info) Vuçiç: Kosova po ndihmohet nga fuqitë e mëdha Liderët...

Presidenti Begaj takohet me përfaqësues të Diasporës Shqiptare

(Skenderbeu.info) Presidenti Begaj takohet me përfaqësues të Diasporës Shqiptare Presidenti...

Edi Rama takohet me presidentin Joe Biden në New York

(Skenderbeu.info) Edi Rama takohet me presidentin Joe Biden në...

Vendet jo anëtare të BE-se do jenë të ftuara në samimit e Pragës

(Skenderbeu.info) Vendet jo anëtare të BE-se do jenë të...

1000 rusë të arrestuar pas protestave në Moskë

(Skenderbeu.info) 1000 rusë të arrestuar pas protestave në Moskë Rreth...

Kiev, 215 ushtarë lufte të liruar nga rusët

(Skenderbeu.info) Kiev, 215 ushtarë lufte të liruar nga rusët Ukraina...
Raporto