Rama: Stadiumi i Vlorës, një tjetër qendër zhvillimi në qytet

(Skenderbeu.info)-Rama: Stadiumi i Vlorës, një tjetër qendër zhvillimi në qytet

Në Vlorë po zhvillohet sot finalja e konkursit ndërkombëtar për projektin e stadiumit të ri “Flamurtari”, e konsideruar si qendër tjetër e qytetit.

Në fjalën e mbajtur me këtë rast, Kryeministri Edi Rama u shpreh se ambicia është krijimi i modeleve të reja, ku stadiumet e qyteteve tona të mund të bëhen edhe motorë zhvillimi ekonomik e social.

“Me këto ndërhyrje ne synojmë të fitojmë jo vetëm stadiume të reja por edhe qendra të reja sociale e të jetës ekonomike që do të rrisin fuqinë e zhvillimit në të gjitha aspektet dhe do t’u afrojnë banorëve, vizitorëve e turistëve më shumë”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se projektet e stadiumeve të Durrësit e Korçës kanë ngjallur interesin e qyteteve të tjera.

 

 

“Këto janë tre stadiumet e para, nuk janë fundi i një përpjekje të nisur që bashku me FSHF-në por janë vetëm vazhdimi. Ne do të ulemi dhe do të studiojmë se cilët do të jenë vagonët e tjerë që do t’i bashkohen këtij treni që lokomotivën e ka te Air Albania në Tiranë. Por janë edhe stadiumet e reja të Shkodrës, Elbasanit, Kukësit dhe së shpejti do të hapim edhe kantierin e stadiumit të dytë të Tiranës ‘Selman Stërmasi’ me një partneritet publik- privat, falë një prej studiove më të mëdha në Europë, nga Holanda”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se Vlora prej kohësh kërkon një stadium si i ka hije por sot është koha për ta ndërtuar.
“Vlora kaloi një periudhë shumë të zymtë braktisje dhe izolimi. Vetëm vitet e fundit është ngjitur në një tjetër nivel, është kthyer në një qytet të vizituar, i cili më parë shërbente si vendkalim për të shkuar më tutje në jug sepse nuk kishte gjë tjetër përveç kantiereve të ndërtimit të pallateve që u kthyen në një stok të frikshëm që nuk shitej”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se “sot në Vlorë është rritur në mënyrë të vazhdueshme vlera e pronës, e apartamenteve dhe hapësirave për biznesin”.

“Janë krijuar kushtet që duke bashkuar interesin publik me atë privat në bazë të modelit që kemi ndërtuar me shumë sukses bashkë me FSHF, të ndërtojmë këto stadiume të reja”, tha Rama.

Tirana
scattered clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
88 %
1kmh
40 %
Sun
26 °
Mon
26 °
Tue
26 °
Wed
25 °
Thu
19 °

Lajmet e fundit

Android 14 Beta 3 sjell veçori të reja specifike për lapsin ‘stylus’

0
(Skenderbeu.info)-Android 14 Beta 3 sjell veçori të reja specifike për lapsin ‘stylus’ Më interesantja është...

Në nuancat e blusë: Kombinime shumë të bukura për ditë pune

0
(Skenderbeu.info)-Në nuancat e blusë: Kombinime shumë të bukura për ditë pune Eleganca garantohet nga nuancat...

Tërmet në Greqi, nuk raportohet për viktima

0
(Skenderbeu.info)-Tërmet në Greqi, nuk raportohet për viktima Shteti grek është goditur nga një tërmet, por...

Sezoni turistik në Shqipëri, më 15 qershor hapen 30 qendra shëndetësore në zonat bregdetare...

0
(Skenderbeu.info)-Sezoni turistik në Shqipëri, më 15 qershor hapen 30 qendra shëndetësore në zonat bregdetare...

Pesë arsye përse duhet të hani vezë më shpesh

0
(Skenderbeu.info)-Pesë arsye përse duhet të hani vezë më shpesh Veza është një nga ushqimet më...

Sulm terrorist në Somali, militantët islamikë vrasin me armë zjarri 9 persona

0
(Skenderbeu.info)-Sulm terrorist në Somali, militantët islamikë vrasin me armë zjarri 9 persona Një sulm terrorist...

Lajme të tjera
NGJASHME

Rrogozhinë/ Makina përplas dy të mitur e largohet nga vendngjarja

(Skenderbeu.info)-Rrogozhinë/ Makina përplas dy të mitur e largohet nga...

Hakeri nigerian mashtroi biznesmenin shqiptar me vetëm një e-mail

(Skenderbeu.info)-Hakeri nigerian mashtroi biznesmenin shqiptar me vetëm një e-mail Sebastian...

Parashikimi i motit për ditën e merkure, 08 maj 2023

(Skenderbeu.info)-Parashikimi i motit për ditën e merkure, 08 maj...

Mbyti nënën me plastmas, del foto e të riut nga Përmeti, student ekselent në Amerikë

(Skenderbeu.info)-Mbyti nënën me plastmas, del foto e të riut...

Aksident në Mat, makina del nga rruga dhe bie në greminë, plagosen dy turistët francezë

(Skenderbeu.info)-Aksident në Mat, makina del nga rruga dhe bie...

Shpërthen në flakë makina para Bashkisë së Durrësit

(Skenderbeu.info)-Shpërthen në flakë makina para Bashkisë së Durrësit Një makinë...

Maks Haxhia flet pas vendimit të gjykatës/ Zbulon arsyet e lirimit të Tahirit

(Skenderbeu.info)-Maks Haxhia flet pas vendimit të gjykatës/ Zbulon arsyet...
Raporto