(Skenderbeu.info)-Qytetarët “masakrojnë” Bashën në rrjete sociale/ Luli fshin komentet negative
Lulzim Basha, kryetari i dorëhequr i Partisë Demokratike, që zyrtarisht e mban ende postin ndonëse deklaroi me figurë e zë se do të ikte, ka qëndruar në heshtje si për shumë çështje të tjera.
Por teksa vendi zien nga dokumentat e falsifikuara me autorizime për Enkelejd Alibeajn, Basha është bërë i gjallë me një status në rrjetet sociale.
Ai nuk ka thënë asnjë fjalë për skandalin, por ka uruar gratë për festën e 8 marsit.
“Sot është dita për të nderuar sakrificat e pa kufi të grave, për të vlerësuar suksesin e tyre dhe për të reflektuar përballë nevojave dhe sfidave me të cilat përballen shumë prej tyre. Ato janë forca pas çdo vështirësie, janë ngushëllimi pas çdo dhimbje, janë frymëzimi i çdo dite. E siç ka thënë Margaret Thatcher – “Nëse e do një punë të mbaruar, kërkoja një gruaje.” Ajo që ne burrat duhet të bëjmë është t’u japim sa më shumë mundësi dhe mbështetje grave”, shkruan Basha.
Por demokratët dhe qytetarët e zhgënjyer kanë reaguar ashpër ndaj tij dhe i kanë komentuar duke e sharë në rrjetet sociale.
Por Basha duke tentuar të fshehë urejtjen e qytetarëve ndaj tij, ka fshirë komentet negative dhe ka lënë ato positive, që kryesisht janë nga faqe false.
Ndonëse ai po kërkon të shmanget nga përgjegjësitë e tij, njerëzit i janë sulur ashpër në rrjete sociale dhe këtë fakt Luli nuk mund ta ndryshojë.