Qeveria shkelje e abuzime rekord 1.1 miliardë euro për 9 muaj

(Skenderbeu.info)-Qeveria shkelje e abuzime rekord 1.1 miliardë euro për 9 muaj

Dëmi ekonomik që qeveria i ka shkaktuar buxhetit të shtetit vetëm për 9 muaj të vitit 2022 është 122 miliardë lekë ose mbi 1.1 miliardë euro
Ky është përfundimi i një auditimi nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për periudhën Janar-Shtator 2022. Në auditim janë marrë në sitë 147 institucione qendrore në varësi të Qeverisë dhe bashkive si ministri. Drejtori të përgjithshme, agjenci, njësi të qeverisjes vendore, shoqëri aksionere ku janë konstatuar shkelje të shumta që kanë sjellë dëm ekonomik. Por edhe ndikim negativ në administrim të ardhurave ose shpenzimeve.
Shkeljet më të rënda financiare nga ministritë dhe drejtoritë në varësi të tyre janë konstatuar në tenderë e prokurime publike dhe sidomos në zbatimin e kontratave. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, e drejtuar nga Belinda Balluku qëndron në krye të abuzimeve. E më pas vijnë Fondi Shqiptar i Zhvillimit me drejtor Dritan Agollin, KESH me drejtor Ergys Verdhon. Si dhe Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare në varësi direkt të Kryeministri Rama.
Eshte zbuluar parregullsi nga Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe shkelje të rënda financiare në Tatime e Dogana. Me pasojë dëm ekonomik në të ardhura dhe shpenzime në shumën 47 miliardë lekë. Peshen me te madhe e ka Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve me drejtor Ceno Klosin me 45 miliardë lekë të reja. Sipas raportit të KLSH, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve zë 97 përqind shkeljeve. Ne fushën e të ardhurave duke lejuar evazionin fiskal në një shifër rekord të abuzimesh prej afro 400 milionë euro vetëm në 9 muajt e fundit.
Pas Tatimeve janë Doganat me 846 milionë lekë abuzime si dhe 421 milionë lekë në fushën e shitjes-blerjes dhe dhënies me qira të pasurisë shtetërore. Ndërkohë që është evidentuar shkelje e disiplinës financiare me ndikim negativ në performancën e administrimit të të ardhurave. Shpenzimeve dhe në përdorimin e fondeve publike në vlerën totale 74 miliardë lekë. Gjatë nëntë mujorit të vitit 2022 në përfundim të 120 auditimeve të kryera. KLSH ka dhënë opinione për 97 prej tyre si dhe ka përcjellë në Prokurori 1 kallëzim penal.

 

Tirana
cielo sereno
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
87 %
1.5kmh
0 %
Ven
11 °
Sab
16 °
Dom
13 °
Lun
15 °
Mar
16 °

Lajmet e fundit

Detroit Pistons ne ndeshjen ndaj Dallas

Basketboll, Nba: Doncic nuk mjafton në Dallas

0
(Skenderbeu.info)-Basketboll, Nba: Doncic nuk mjafton në Dallas, Detroit goditi në kohën shtesë. 35 pikët e...
Uruguajanet teksa festojne golin

Botërori 2022, Gana-Uruguay 0-2

0
(Skenderbeu.info)-Botërori 2022, Gana-Uruguay 0-2: Celeste fiton por eliminohet. Dopieta e De Arrascaeta fitoi ndaj...
Son ne duel me Dalot gjate Korea-Portugali

Kupa e Botës 2022, Korea e Jugut-Portugali 2-1

0
(Skenderbeu.info)-Kupa e Botës 2022, Korea e Jugut-Portugali 2-1: Hee-Chan i çon aziatikët në raundin...
Pierluigi Collina

Collina: “Kjo është arsyeja pse rikuperimi është shtuar”

0
(Skenderbeu.info)-Collina: "Kjo është arsyeja pse rikuperimi është shtuar" Komisioni i arbitrave nr. 1 i FIFA-s:...
Estrella Damm Menorca Open i Padel

Padel: Skena Premier në Milano, me shumë emra të mëdhenj

0
(Skenderbeu.info)-Padel: Skena Premier në Milano, me shumë emra të mëdhenj. Premier Padel ndalon në Milano,...
Spanjollet te deshperuar pas ndeshjes me Japonine

Kupa e Botës: Luis Enrique, kjo humbje na shërben si një paralajmërim

0
(Skenderbeu.info)-Kupa e Botës: Luis Enrique, kjo humbje na shërben si një paralajmërim. Trajneri i Spanjës:...

Lajme të tjera
NGJASHME

Qeveria ul fondin e ndihmës ndersa varfëria ekstreme rritet

(Skenderbeu.info)-Qeveria ul fondin e ndihmës ndersa varfëria ekstreme rritet Fondet...

Parregullsi me prokurimet, vetëm 45% te investimeve kapitale te realizuara

(Skenderbeu.info)-Parregullsi me prokurimet, vetëm 45% te investimeve kapitale te...

Gjigantët e internetit, 36.3 miliardë taksa të papaguara në 3 vjet

(Skenderbeu.info)-Gjigantët e internetit, 36.3 miliardë taksa të papaguara në...

BE-ja nis revolucionin e riciklimit dhe ripërdorimit

(Skenderbeu.info)-BE-ja nis revolucionin e riciklimit dhe ripërdorimit Komisioni i BE-së...

Gjobë 25 mijë € Tatimeve per skandalin publikimit të pagave

(Skenderbeu.info)-Gjobë 25 mijë € Tatimeve per skandalin publikimit të...

Pse Europa dështoi në kufirin e çmimit të gazit!

(Skenderbeu.info)-Pse Europa dështoi në kufirin e çmimit të gazit! Ministrat...

Nga 20 grupet më të mëdha të importit, 5 janë ushqime me vlerë 1.1 mld euro

(Skenderbeu.info)-Nga 20 grupet më të mëdha të importit, 5...

Shqipëria, vendi më bujqësor i Europës, me prodhimin më të ulët të qumështit

(Skenderbeu.info)-Shqipëria, vendi më bujqësor i Europës, me prodhimin më...
Raporto