Qeveria Kurti: Qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza që nga 1 janari 2024

(Skenderbeu.info)-Qeveria Kurti: Qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza që nga 1 janari 2024

“Qytetarët e Kosovës lëvizin pa viza që nga 1 janari 2024″, deklaroi sot qeveria e Kosovës në një njoftim zyrtar.
“Liberalizimi i vizave tashmë është realitet. Ditën e sotme u votua pozitivisht në Parlamentin Europian dhe vendimi final mbi liberalizimin e vizave, – thuhet në njoftim. – Ai do të nënshkruhet zyrtarisht ditën e nesërme në Strasbourg nga Parlamenti Europian dhe Këshilli i BE-së, ku do të jetë prezent dhe zëvendëskryeministri Bislimi.
Vendimi do të publikohet në gazetën zyrtare dhe hyn në fuqi 20 ditë pas publikimit. Sipas këtij vendimi, qytetarët e Republikës së Kosovës do të mund të lëvizin pa viza në zonën Schengen dhe atë jo më vonë se data 1 janar 2024.
Rregullat e reja mbi heqjen e regjimit të vizave për Kosovën do t’i lejojnë qytetarët të udhëtojnë në BE pa viza për një periudhë qëndrimi prej 90 ditësh në çdo periudhë 180 ditore. Kosova i kishte plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave me kohë, por deri më tani mungonte konsensusi në mesin e vendeve anëtare për avancimin e procesit.
Falë punës së Qeverisë sidomos në fushën e sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit e menaxhimit të migrimit u arrit zhbllokimi i procesit dhe bindja e institucioneve të BE-së dhe vendeve anëtare se Kosova meriton përfundimin e procesit të liberalizimit të vizave dhe se vendi ka bërë progres e arritje të rëndësishme në fushat relevante.
Pas një pritjeje të gjatë, ky është një moment kyç i përafrimit të vendit tonë me familjen europiane.”
Tirana
light rain
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
53 %
4.6kmh
20 %
Sun
24 °
Mon
25 °
Tue
24 °
Wed
25 °
Thu
26 °

Lajmet e fundit

Ministri serb kërcënon Kosovën: Të gjitha opsionet në tryezë, do mbrojmë vendin!

0
(Skenderbeu.info)-Ministri serb kërcënon Kosovën: Të gjitha opsionet në tryezë, do mbrojmë vendin! Pas njoftimeve se...

Katër ushqime për një zemër të shëndetshme

0
(Skenderbeu.info)-Katër ushqime për një zemër të shëndetshme Të ushqyerit është pjesa që luan rolin më...

Numri i të huajve që punojnë në Shqipëri është dyfishuar në 6 vitet e...

0
(Skenderbeu.info)-Numri i të huajve që punojnë në Shqipëri është dyfishuar në 6 vitet e...
Sekretari i NATO-s: Prishtina të mos bëjë hapa te njëanshëm e destabilizues Stoltenberg,ka zhvilluar një bisedë telefonike me Josep Borrell.

Sekretari i NATO-s: Prishtina të mos bëjë hapa te njëanshëm e destabilizues

0
(Skenderbeu.info)-Sekretari i NATO-s: Prishtina të mos bëjë hapa te njëanshëm e destabilizues Sekretari i Përgjithshëm...
Lavrov për avionët F-16: Perëndimi po luan me zjarr, pasi janë pajtuar që t’i japin Ukrainës avionë luftarakë të prodhimit amerikan, F-16.

Lavrov për avionët F-16: Perëndimi po luan me zjarr

0
(Skenderbeu.info)-Lavrov për avionët F-16: Perëndimi po luan me zjarr Kryediplomati rus paralajmëroi shtetet perëndimore se...

Kurti: Marrëveshja me Serbinë duhet të zbatohet pa kushte

0
(Skenderbeu.info)-Kurti: Marrëveshja me Serbinë duhet të zbatohet pa kushte Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha...

Lajme të tjera
NGJASHME

Ministri serb kërcënon Kosovën: Të gjitha opsionet në tryezë, do mbrojmë vendin!

(Skenderbeu.info)-Ministri serb kërcënon Kosovën: Të gjitha opsionet në tryezë,...

Sekretari i NATO-s: Prishtina të mos bëjë hapa te njëanshëm e destabilizues

(Skenderbeu.info)-Sekretari i NATO-s: Prishtina të mos bëjë hapa te...

Kurti: Marrëveshja me Serbinë duhet të zbatohet pa kushte

(Skenderbeu.info)-Kurti: Marrëveshja me Serbinë duhet të zbatohet pa kushte Kryeministri...

Sot qytetarët sërish do të protestojnë në Beograd – kërkohet dorëheqja e presidentit serb

(Skenderbeu.info)-Sot qytetarët sërish do të protestojnë në Beograd –...

Lista Serbe kërkon ndërprerjen e dialogut Kosovë-Serbi

(Skenderbeu.info)-Lista Serbe kërkon ndërprerjen e dialogut Kosovë-Serbi Kryetari i Listës...

Qetësohet situata në veri të Kosovës

(Skenderbeu.info)-Qetësohet situata në veri të Kosovës Pas 24 orë tensionesh...

Situata në Veri / NATO “ultimatum” Kosovës

(Skenderbeu.info)-Situata në Veri / NATO “ultimatum” Kosovës NATO ka reaguar...

Vendosen barrikada para ndërtesës së komunës në Leposaviq

(Skenderbeu.info)-Vendosen barrikada para ndërtesës së komunës në Leposaviq Pasi pjesëtarët...
Raporto