(Skenderbeu.info)-Putini dëbon 100 mijë refugjatë ukrainas ne Siberi , Arktik dhe Lindjen e Largët
Vladimir Putin po dërgon mijëra refugjatë ukrainas në qoshet e largëta të Rusisë, pasi i ka futur me forcë në autobusët që i transportojnë nga Ukraina. Muajin e kaluar Moska lëshoi një urdhër urgjent për të transferuar gati 100,000 njerëz nga zona e luftës në rajone duke përfshirë Siberinë, Kaukazin e Veriut, Lindjen e Largët. Madje edhe ne Arktik. Destinacionet ku dërgohen ukrainasit përfshijnë republikat e militarizuara të Çeçenisë, Ingushetisë dhe Dagestanit në Lindjen e Largët deri në Ishujt Kuril.
Njerëzit do të dërgohen gjithashtu në Magadan në bregun lindor të Rusisë dhe në portin Arktik të Murmansk. Asnjë nga këto nuk dërgohet në qytetet kryesore ruse të Moskës apo Shën Petersburgut, ndoshta për t’i mbajtur ata të mos vijnë në kontakt me mediat e pavarura.
Ferri i Mariupolit: Ukrainasit detyrohen të nënshkruajnë dokumente false
Dekreti i Kremlinit, i publikuar në “portalin zyrtar të informacionit ligjor” të Rusisë, thotë se “duke marrë parasysh situatën aktuale” në Ukrainë, qeveria “miraton shpërndarjen” e qytetarëve të Federatës Ruse, Ukrainës, Donjeckut dhe Luganskut, tek subjektet. Pjesë përbërëse të Federatës Ruse dhe thekson se këto “do të sigurojnë pritjen” e 95.739 njerëzve.
