(Skenderbeu.info) Francë/ Të enjten protesta kundër reformës së pensioneve.
Më shumë thirrje në Francë për të demonstruar të enjten më 19 janar kundër reformës së pensioneve të kërkuar nga presidenti Emmanuel Macron.
I intervistuar nga France Info, sekretari i sindikatës kryesore të Francës, Laurent Berger (CFDT), bëri thirrje sot për një mobilizim “masiv” për të kundërshtuar projektligjin e paraqitur më 10 janar nga kryeministrja, Elisabeth Borne.
“Me sekretarin e sindikatës CGT Philppe Martinez jemi dakord që 19 janari do të jetë masiv”, deklaroi Berger, duke shtuar:
“Duhet të sigurohemi që data 19 të jetë një sukses të mobilizojmë masivisht në datën 19, në mëngjes, në disa qytete. Pasdite në të tjera, në mënyrë që një numër maksimal i njerëzve të demonstrojnë në mënyrë paqësore, por duke shprehur vendosmërisht pakënaqësinë e tyre”.
Krahas luftës kundër rritjes së moshës së pensionit në 64 vjeç, pika më e kontestuar e reformës, sekretari i sindikatës kryesore të Francës synon të “ngacmojë gjërat” edhe në aspekte të tjera, veçanërisht në lidhje me profesionet e sforcuara.