(Skenderbeu.info)-Protesta e opozitës, policia: Këto rrugë do të bllokohen

Policia e Tiranës ka publikuar planin e masave që ka marrë në kuadër të protestës së njoftuar nesër nga opozita shqiptare në orën 12:00 në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, në Tiranë.
Sipas njoftimit të Policisë, nuk do të lejohet parkimi dhe qarkullimi i mjeteve në disa rrugë të kryeqytetit.
Njoftimi i Policisë së Tiranës:
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave të hartuar nga Policia e Shtetit, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas përfundimit të tubimit që do të zhvillohet në datën 03.03.2023, në orën 12:00, në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, në Tiranë, do të angazhojë shërbimet e Policisë, për bllokimin e qarkullimit në disa segmente rrugore, si dhe për bllokimin e pjesshëm të qarkullimit në disa segmente të tjera rrugore.
Njoftojmë qytetarët se duke filluar nga ora 06:00 e datës 03.03.2023, nuk do të lejohet parkimi i automjeteve, në rrugët e poshtëshënuara:
Bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’, sheshi ‘Nënë Tereza’, rruga ‘Ismail Qemali’, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën ‘Ibrahim Rugova’, rruga ‘Papa Gjon Pali II’, bulevardi ‘Zhan D’Ark’ dhe bulevardi ‘Bajram Curri’, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën ‘Ibrahim Rugova’.
Gjithashtu, në këto rrugë, do të bllokohet qarkullimi i automjeteve, nga ora 10:00 e datës 03.03.2023 deri në përfundim të tubimit.
Policia kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të shmangin lëvizjen me automjete, në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, për të mos penguar lëvizjen e lirë të pjesëmarrësve në tubim.
Policia garanton qytetarët se ka marrë të gjitha masat në përmbushje të përgjegjësive institucionale, për garantimin e rendit dhe të sigurisë, para, gjatë dhe pas përfundimit të tubimit, si dhe për garantimin e sigurisë rrugore, në të gjithë territorin e vendit, veçanërisht në sheshet dhe në segmentet rrugore, në të cilat do të zhvillohet tubimi.

 

Tirana
scattered clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
87 %
1kmh
40 %
Sat
16 °
Sun
17 °
Mon
14 °
Tue
11 °
Wed
6 °

Lajmet e fundit

fier

Aksident në Fier, makina përplas 12-vjeçarin, transportohet në spital

0
(Skenderbeu.info)-Aksident në Fier, makina përplas 12-vjeçarin, transportohet në spital Një aksident është raportuar në Fier....
Olta,Luizi

Olta: Luizi i përdor vajzat, të varfrat i besojnë

0
(Skenderbeu.info)-Olta: Luizi i përdor vajzat, të varfrat i besojnë Olta mendon se Luizi i përdor...
Dua Lipa sjell trendin e ri të veshjeve të plazhit. Edhe këtë verë, duket se trendet do t’i vendosë sërish pamja e saj në këto foto të publikuara në Instagram.

Dua Lipa sjell trendin e ri të veshjeve të plazhit

0
(Skenderbeu.info)-Dua Lipa sjell trendin e ri të veshjeve të plazhit Ndikimi që Dua Lipa ka...
Tërmeti me magnitudë 4.8 trondit Greqinë, ja ku ishte epiqendra.është regjistruar pasditen e sotme në Greqi.Tërmeti ka goditur zonën detare pranë Kythnos.

Tërmeti me magnitudë 4.8 trondit Greqinë, ja ku ishte epiqendra

0
(Skenderbeu.info)-Tërmeti me magnitudë 4.8 trondit Greqinë, ja ku ishte epiqendra Një tërmet me magnitudë 4.8...
U hodh nga spitali, ndërron jetën 66 vjeçari nga Gramshi.Hekuran Llapushi i cili u hodh një ditë më parë nga kati i katërt i spitalit të këtij qyteti.

U hodh nga spitali, ndërron jetën 66 vjeçari nga Gramshi

0
(Skenderbeu.info)-U hodh nga spitali, ndërron jetën 66 vjeçari nga Gramshi Ka ndërruar jetë në spitalin...
Kapet adoleshenti nga Shqipëria duke u kujdesur për 500 bimë kanabisi. është arrestuar nga autoritetet britanike në Angli

Kapet adoleshenti nga Shqipëria duke u kujdesur për 500 bimë kanabisi

0
(Skenderbeu.info)-Kapet adoleshenti nga Shqipëria duke u kujdesur për 500 bimë kanabisi Një i ri nga...

Lajme të tjera
NGJASHME

Aksident në Fier, makina përplas 12-vjeçarin, transportohet në spital

(Skenderbeu.info)-Aksident në Fier, makina përplas 12-vjeçarin, transportohet në spital Një...

U hodh nga spitali, ndërron jetën 66 vjeçari nga Gramshi

(Skenderbeu.info)-U hodh nga spitali, ndërron jetën 66 vjeçari nga...

Shqipëria shpallet vendi i gjelbërt europian për muajin mars

(Skenderbeu.info)-Shqipëria shpallet vendi i gjelbërt europian për muajin mars Gjigandit...

Çifti i lejlekëve kthehet në Gjirokastër

(Skenderbeu.info)-Çifti i lejlekëve kthehet në Gjirokastër Pas një fluturimi për...

Sekuestrohen rreth 20 mijë dollarë në kufi, ndalohet malazezi

(Skenderbeu.info)-Sekuestrohen rreth 20 mijë dollarë në kufi, ndalohet malazezi Policia...

Sulmi ndaj “Top Channel”/ Dumani: Jemi aty, nëse do të dalë diçka do të veprojmë

(Skenderbeu.info)-Sulmi ndaj "Top Channel"/ Dumani: Jemi aty, nëse do...

Plumba në Kavajë, dy të vrarë

(Skenderbeu.info)-Plumba në Kavajë, dy të vrarë Një ngjarje e rëndë...

Gjendet pa shenja jete në përrua 36-vjeçari në Mat

(Skenderbeu.info)-Gjendet pa shenja jete në përrua 36-vjeçari në Mat Policia...
Raporto