‘Kurrë mos harro‘, gjenocidi serb mbi shqiptarët nga viti 1844 – 1999″, është libri i cili promovohet në orën 11.00 në Hotel Tirana.
Bashkëautorë të këtij libri janë, anëtari i Bordit Ekzekutiv të Ligës Shqiptaro-Amerikane Agim Aliçkaj dhe Prof. Dr. Nusret Pllana.
Ky promovim vjen një muaj pasi Parlamenti shqiptar ngriti kartonin e kuq, i cili refuzoi njohjen e krimeve serbe në Kosovë, akt i cili u dënua nga kryetari i PD, Sali Berisha. Ai e quajti këtë, urdhër të Aleksandër Vuçiç.
Drejtori Ekzekutiv i Institutit të Studimeve të Europës Juglindore, Prof. Asoc. Dr. Enver Bytyci, organizator i promovimit shprehet: “Ky libër i Prof. Dr. Nusret Pllana dhe Asc. Agim Aliçkaj titullohet “Kurrë mos harro”! Sepse pas harresës vjen lavazhi i trurit! Pas lavazhit të trurit njerëzit bëhen dele! E pas kësaj vjen skllavëria! Shtohet skamja dhe i varfëri i përulet maskarait! Ndërsa ky maskarai jo vetëm tallet me të, por edhe e poshtron atë! Nuk ka mjet më të mirë për ta nënshtruar dikë, sesa pranimi i harresës! Kujtesa është mbijetesa e shpirtit! Nëse një komb harron, atëherë vdes shpirti i kombit! Dhe nuk ka komb që të ketë humbur shpirtin e të ketë mbetur gjallë!”
https://skenderbeu.info/kategori/kulture/