fbpx

Procesi i Berlinit me 3 nëntor, takim i mundshëm Kurti – Scholz dhe Vuçiç

(Skenderbeu.info) “Procesi i Berlinit me 3 nëntor, takim i mundshëm Kurti – Scholz dhe Vuçiç”

Janë ende edhe disa muaj përpara, por përgatitjet kanë nisur. Madje, ka kohë edhe tetë javë, por kjo nuk do të thotë që Berlini zyrtar të mos fillojë përgatitjet për mbajtjen një takimi.

Në fakt, ky takim për Gjermaninë, mund të jetë një nga shumë të tillë, por për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, Kosovën, Shqipërinë, Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje e Hercegovinën, është vetëm një si ky. Bëhet fjalë për Procesin e Berlinit.  Në një takim të tillë, kontaktet mes liderëve të këtyre vendeve janë të pashmangshme. Aq më tepër kur vetë takimi u kushtohet këtyre shteteve.

Sidoqoftë, RTKlive ka pyetur në Qeverinë e Gjermanisë mbi mbajtjen e Procesit të Berlinit.

“Samiti i Procesit të Berlinit do të mbahet me 3 nëntor në Berlin”, thanë në përgjigje me shkrim për RTKlive, nga Zyra për Media në Qeverinë e Gjermanisë.

“Një takim të tillë e ka deklaruar kancelari Olaf Scholz, javën e kaluar në një konferencë për media gjatë qëndrimit të tij në Pragë (Çeki)”, shpjegojnë nga Qeveria gjermane.

Ndërkohë, ditëve të fundit, ka pasur raportime nga disa media në rajon, se pritet të mbahet një takim trepalësh mes kancelarit Scholz,  kryeministrit kosovar, Kurti dhe presidentit serb, Vuçiq.

Sipas këtyre raportimeve,  të bazuar në burime të paidentifikuara, një takim të tillë do të ketë, por dilema është nëse do të mbahet para takimit në kuadër të Procesit të Berlinit apo pas tij.

Në lidhje me këtë çështje, RTKLive ka kërkuar sqarime nga Qeveria e Gjermanisë, përkatësisht zyra e kancelarit Olaf Scholz.

“Nuk ka takime të tjera si ato që përmendët ju, për të cilat mund t’ju konfirmoj në këtë moment”, deklaron Qeveria e Gjermanisë për RTKlive, duke kërkuar mirëkuptim.

“Kërkojmë mirëkuptimin tuaj sepse ne nuk mund të parashikojmë përmbajtjen e bisedimeve”, shkruan në përgjigje, pasi RTK pyeti për temat që mund dhe pritet të diskutohen.

Ndërkohë, sot në Kosovë pritet të mbërrijë emisari special për bisedimet Kosovë-Serbi, sllovaku Miroslav Lajçak, i cili për herë të parë do të ketë në krah edhe dy këshilltarët e caktuar për këtë çështje, njëri nga kancelari gjerman, Scholz dhe tjetri nga presidenti francez, Macron.

LËR NJË KOMENT

Vendosni komentin
Vendosni emrin tuaj

Lajmet e fundit

Vipat kundër vendimit të SH.B.A-së për abortin

Aborti në Arizona kthim pas në 1864.

0
(Skenderbeu.info)  Aborti në Arizona kthim pas në 1864. Deri në këtë vit në Shetet e Bashkuara aborti ka qënë i paligjshëm. Një gjykatës i...
Jannik Sinner

Jannik Sinner në Sofje

0
(Skenderbeu.info)-Jannik Sinner në Sofje, i sapo kthyer në top 10-shen e botës, po ndjek treshen në ATP 250 në Sofje. Një turne që e ka fituar...
Torino

Torino: rinovimi i Sasha Lukiç

0
(Skenderbeu.info)-Torino: rinovimi i Sasha Lukiç ne javet e fundit Pas polemikave në fillim të sezonit, Sasha Lukic dhe Torino janë afruar sërish. Dhe bisedimet për...

Probleme në disa qytete nga rreshjet e dendura

0
(Skenderbeu.info)-Probleme në disa qytete dhe përmbytje nga rreshjet e dendura Reshjet e shiut kanë shkaktuar probleme dhe përmbytje në disa zona të Shqipërisë. Në Dibër, ka...
Kleb Basket Ferrara

Kleb Basket Ferrara, Marco Miozzi është presidenti i ri

0
(Skenderbeu.info)-Kleb Basket Ferrara, Marco Miozzi është presidenti i ri Marco Miozzi është presidenti i ri Kleb Basket Ferrara ka njoftuar qe nga dita e djeshme se...
F1, Red Bull

F1, Red Bull synon një rekord historik në Singapor

0
(Skenderbeu.info)-F1, Red Bull synon një rekord historik në Singapor Rekordi i Red Bull daton në 2013 (13 GP të fituara) Fundjava përmban Çmimin e Madh të...

Lajme të tjera
NGJASHME

Tedi Blushi: Shqipëria vendi bujqësor me krizë bujqësore

(Skenderbeu.info) Tedi Blushi: Shqipëria vendi bujqësor me krizë bujqësore....

Berisha: marrëveshja Rusi-Serbi kundër interesave kombëtare

(Skenderbeu.info) Berisha: marrëveshja Rusi-Serbi kundër interesave kombëtare Sot është mbajtur...

Zgjedhjet në Itali,fiton ekstremistja e djathtë

(Skenderbeu.info)-Zgjedhjet në Itali, fiton ekstremistja e djathtë Giorgia Meloni,udhëheqësja e ekstremit...

Koalicioni i djathtë mund të drejtojë Italinë

(Skenderbeu.info) Koalicioni i djathtë mund të drejtojë Italinë  -...

Borrelli: Të marrim seriozisht kërcënimin bërthamor të Putinit

(Skenderbeu.info) Borrelli: Të marrim seriozisht kërcënimin bërthamor të Putinit Përfaqësuesi...

Rusi: 800 persona të arrestuar për shkak se protestuan

(Skenderbeu.info) Rusi: 800 persona të arrestuar për shkak se...

Plagoset me thikë 17-vjeçari shqiptar ne Itali

(Skenderbeu.info)-Plagoset me thikë 17-vjeçari shqiptar ne Itali Një 17-vjeçar shqiptar...

Vuçiç: Kosova po ndihmohet nga fuqitë e mëdha

(Skenderbeu.info) Vuçiç: Kosova po ndihmohet nga fuqitë e mëdha Liderët...
Raporto