(Skenderbeu.info)-Premtimi i Këlliçit/ Do dëmshpërblej të gjithë banorët që Veliaj u prishi shtëpitë
Kandidati për kryetar bashkie i Tiranës, Belind Këlliçi, ka bërë një premtim për qytetarët e kryeqytetit.
Këlliçi ka publikuar foto nga takimi në 5 maj dhe deklaron se do të dëmshpërblejë me vlerën e tregut të gjithë banorët, të cilëve kryebashkiaku Erion Veliaj u ka prishur shtëpitë.
“‘Po ju them përpara jush, unë do të dëmshpërblej të gjithë banorët, të cilëve Erion Veliaj u ka prishur shtëpitë, me vlerën e tregut pa diskutim dhe kjo nuk është çështje premtimi elektoral, ky është detyrim ligjor.’
Shkëputur nga fjala e sotme drejtuar banorëve të 5 majit”, shkruan kandidati për Tiranën.