(Skenderbeu.info)-Pjesë e një konflikti me armë zjarri 4 vite më parë, prangoset 45 – vjeçari në Dibër
Ishte pjesë e një konflikti me armë zjarri ndodhur mes disa shtetasve, në qershor të vitit 2019 dhe kreu veprime për të penguar zbulimin e së vërtetës, kapet dhe vihet në pranga 45-vjeçari që ishte i shpallur në kërkim
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim , për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër kishte caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arerst në Burg”.
Në qershor të vitit 2019, në vendin e quajtur “Unaza e re”, dy vëllezërit A.T dhe M.T( të arrestuar më parë nga Policia), kanë plagosur me armë zjarri shtetasin B.D. Si rezultat i hetimeve të thelluara ka rezultuar se pjesë e këtij konflikti ishte dhe shtetasi U.T., i cili gjatë dhe pas ngjarjes, ka kryer veprime duke penguar zbulimin e së vërtetës së kësaj ngjarjeje.