(Skenderbeu.info)-Posterat denigrues të PS në ‘Rrugën e Kombit’, mirditorët e revoltuar i djegin gjatë natës
Qytetarët e Mirditës të revoltuar me posterat denigrues që janë vendosur nga Partia Socialiste në Rrugën e Kombi i kanë djegur të gjitha gjatë natës.
Posterat e vendosur nga Partia Socialiste në Rrugën e Kombit me mbishkrimin “Non-grata” për të sulmuar rivalët politikë kanë sjellë revoltën e qytetarëve të cilët kanë vendosur ti djegin.
Një poster madh ishte vendosur në Rrugën e Kombit në Mirditë, ku është dalja për në qytetin e Rrëshenit është djegur nga persona ende të paidentifikuar, teksa Policia e Mirditës dhe ajo e Lezhës kanë nisur hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje.