(Skenderbeu.info)-Policia e Shtetit: Janë marrë në mbrojtje 4080 qendra votimi

Policia e Shtetit në kuadër të zbatim të detyrave institucionale që i përcakton ligji për zhvillimin e procesit zgjedhor ka njoftuar se ka marrë nën mbrojtje 4080 qendra votimi.
Ndër të tjera ajo ka njoftuar se ruajtja e objekteve zgjedhore do të vazhdojë deri ditën e nesërme, kur pranë tyre do të fillojnë normalisht puna.
Policia deklaron më tej se është siguruar që qytetarët të ushtrojnë procesin e votimit të lirë, të qetë, të pacenuar dhe të paintimiduar prej askujt.
“Policia e Shtetit, në zbatim të detyrave institucionale që i përcakton ligji në kuadër të procesit zgjedhor për organet e qeverisjes vendore, po kryen me angazhim maksimal dhe përgjegjësi detyrat e saj.
Punonjësit e Policisë, të planëzuar në të gjithë vendin, për ruajtjen e objekteve zgjedhore, janë paraqitur pranë KZAZ-ve dhe vijon procesi i shoqërimit të komisionerëve me materialet zgjedhore dhe marrja në ruajtje e objekteve zgjedhore ku do të administrohen materialet zgjedhore.
Në të gjithë vendin, deri në këto momente, janë marrë në dorëzim nga punonjësit e Policisë, për ruajtje, 4080 objekte dhe vijon marrja në dorëzim edhe e objekteve të tjera.
Ruajtja e objekteve zgjedhore do të vazhdojë deri ditën e nesërme, kur pranë tyre do të fillojnë normalisht punën, komisionet e qendrave të votimit dhe komisionet zonale të administrimit zgjedhor.
Në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit funksionon grupi i drejtimit, për menaxhimin e masave të sigurisë për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, me qëllim vlerësimin e çdo informacioni nga të gjitha burimet, si dhe për verifikimin, analizimin dhe ndjekjen e tij.
Punonjësit e Policisë raportojnë në kohë reale te grupi i Drejtimit në DPPSh, nëpërmjet sistemit të menaxhimit të procesit të marrjes në dorëzim të objekteve zgjedhore, dorëzimin e objekteve dhe deri në përfundim të procesit.
Policia e Shtetit është tejet e vendosur dhe e angazhuar për të mbajtur në kontroll të plotë të gjithë territorin e vendit, me qëllimin e vetëm, sundimin e ligjit.
Në këtë kuadër, Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët dhe subjektet e përfshira në këtë proces, që të respektojnë plotësisht të gjitha detyrimet ligjore me të cilat i ngarkon Kodi Zgjedhor dhe ligjet e tjera.
Gjithashtu, Policia e Shtetit garanton qytetarët se ka ndërmarrë të gjitha masat, që e drejta e tyre kushtetuese për zgjedhjen e përfaqësuesve të pushtetit lokal, të ushtrohet e lirë, e qetë, e pacenuar dhe e paintimiduar prej askujt”, skruhet në njoftim.
Tirana
light rain
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
53 %
4.6kmh
20 %
Sun
24 °
Mon
25 °
Tue
24 °
Wed
25 °
Thu
26 °

Lajmet e fundit

Ministri serb kërcënon Kosovën: Të gjitha opsionet në tryezë, do mbrojmë vendin!

0
(Skenderbeu.info)-Ministri serb kërcënon Kosovën: Të gjitha opsionet në tryezë, do mbrojmë vendin! Pas njoftimeve se...

Katër ushqime për një zemër të shëndetshme

0
(Skenderbeu.info)-Katër ushqime për një zemër të shëndetshme Të ushqyerit është pjesa që luan rolin më...

Numri i të huajve që punojnë në Shqipëri është dyfishuar në 6 vitet e...

0
(Skenderbeu.info)-Numri i të huajve që punojnë në Shqipëri është dyfishuar në 6 vitet e...
Sekretari i NATO-s: Prishtina të mos bëjë hapa te njëanshëm e destabilizues Stoltenberg,ka zhvilluar një bisedë telefonike me Josep Borrell.

Sekretari i NATO-s: Prishtina të mos bëjë hapa te njëanshëm e destabilizues

0
(Skenderbeu.info)-Sekretari i NATO-s: Prishtina të mos bëjë hapa te njëanshëm e destabilizues Sekretari i Përgjithshëm...
Lavrov për avionët F-16: Perëndimi po luan me zjarr, pasi janë pajtuar që t’i japin Ukrainës avionë luftarakë të prodhimit amerikan, F-16.

Lavrov për avionët F-16: Perëndimi po luan me zjarr

0
(Skenderbeu.info)-Lavrov për avionët F-16: Perëndimi po luan me zjarr Kryediplomati rus paralajmëroi shtetet perëndimore se...

Kurti: Marrëveshja me Serbinë duhet të zbatohet pa kushte

0
(Skenderbeu.info)-Kurti: Marrëveshja me Serbinë duhet të zbatohet pa kushte Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha...

Lajme të tjera
NGJASHME

Katër ushqime për një zemër të shëndetshme

(Skenderbeu.info)-Katër ushqime për një zemër të shëndetshme Të ushqyerit është...

Numri i të huajve që punojnë në Shqipëri është dyfishuar në 6 vitet e fundit

(Skenderbeu.info)-Numri i të huajve që punojnë në Shqipëri është...

Sot, gara ndërkombëtare “Tiranathlon”/ Ja si do të devijohet qarkullimi në kryeqytet

(Skenderbeu.info)-Sot, gara ndërkombëtare “Tiranathlon”/ Ja si do të devijohet...

Nisja e sezonit turistik/ Policia bllokon skafin në Ksamil, gjobitet drejtuesi

(Skenderbeu.info)-Nisja e sezonit turistik/ Policia bllokon skafin në Ksamil,...

Shëngjini gati për të pritur turistët, më 3 qershor hapet zyrtarisht sezoni

(Skenderbeu.info)-Shëngjini gati për të pritur turistët, më 3 qershor...

Plagosën me armë 24-vjeçarin, shpallen në kërkim 4 të rinj në Kuçovë

(Skenderbeu.info)-Plagosën me armë 24-vjeçarin, shpallen në kërkim 4 të...

Parashikimi i motit për ditën e shtune, 27 maj 2023

(Skenderbeu.info)-Parashikimi i motit për ditën e shtune, 27 maj...

Rishikohet ligji i pronave në Shqipëri, synohet zgjidhje përfundimtare e problemeve

(Skenderbeu.info)-Rishikohet ligji i pronave në Shqipëri, synohet zgjidhje përfundimtare...
Raporto