(Skenderbeu.info)-Policia e Kosovës jep detaje për incidentin në Leposaviq

Policia e Kosovës ka dalë me detaje të reja sa i përket incidentit në Bistricë të Leposaviqit, ku ajo ka shtënë me armë zjarri drejt një veture, pasi nuk është ndalur për kontroll.
Përmes një njoftimi, Policia e Kosovës thotë se pas veprimeve hetimore janë identifikuar dy persona të dyshuar që kanë rrezikuar jetën e policëve.
Sipas verifikimeve nga organet e sigurisë të njëjtët kanë rezultuar me përfshirje në veprimtari të ndryshme kriminale.
Personat e dyshuar të përfshirë në këtë rast sipas të dhënave rezultojnë të jenë persona me të kaluar kriminale dhe të përfshirë në dhjetëra veprave penale dhe kundërvajtje si:
I dyshuari mashkull kosovar me iniciale (D.S. 1991), dyshohet të jetë i përfshirë në mbi 80 vepra penale, nga to i dyshuar edhe për vepra penale si; vrasje, detyrim, armëmbajtje pa leje, sulm, pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, kanosje, vjedhje e rëndë, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, grabitje etj., etj. I njëjti ka kryer edhe mbi (20) kundërvajtje.
Po ashtu, i dyshuari tjetër mashkull kosovar me iniciale (M.D. 1985), dyshohet të jetë i përfshirë në 17 vepra penale, nga to i dyshuar edhe për vepra penale si; vrasje, shtrëngim, armëmbajtje pa leje, vjedhje e rëndë, lëndim i rëndë trupor, kalim i paautorizuar i kufirit, manipulim me prova etj, etj. I njëjti ka kryer edhe (3) kundërvajtje.
Policia e Kosovës thotë se mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore në interes të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, ofrimit të sigurisë ndaj qytetarëve pa dallim, si dhe parandalimit të veprimtarive të ndryshme kriminale.
Ndryshe gjatë së dielës një veturë gjatë lëvizjes ka goditur automjetin e Policisë së Kosovës, duke rrezikuar drejtpërdrejt edhe jetën zyrtarëve policorë, të cilët për të neutralizuar rrezikun ndaj tyre kanë shtënë me armë zjarri.
Incidenti ndodhi pasi Policia e Kosovës kishte vendosur një pikë kontrolli për të ruajtur rendin dhe sigurinë publike, por edhe për të parandaluar krimin dhe kontrabandën.
Autoritetet e rendit thanë se të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërkaq përveç hetimeve për rastin, PK ka njoftuar edhe Inspektoratin Policor për procedura të mëtejme.
Ndërkaq, sipas të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë serbe nga ky incident ka mbetur i plagosur një serb.
Tirana
clear sky
-6.5 ° C
-6.5 °
-6.5 °
73 %
2.1kmh
0 %
Wed
6 °
Thu
7 °
Fri
9 °
Sat
10 °
Sun
11 °

Lajmet e fundit

droge

Kapen 550 kilogramë kokainë/ Arrestohen 2 persona

0
(Skenderbeu.info)-Kapen 550 kilogramë kokainë/ Arrestohen 2 persona Njësitë e Marinës Kolumbiane sekuestruan më shumë se...
droge ne kakao

Kapet 1.3 ton kokainë në Barcelonë e fshehur mes kakaos

0
(Skenderbeu.info)-Kapet 1.3 ton kokainë në Barcelonë e fshehur mes kakaos Guardia Civil dhe Agjencia e...
droge ne banane

Kapen 213 kilogramë kokainë në një ngarkese me banane

0
(Skenderbeu.info)-Kapen 213 kilogramë kokainë në një ngarkese me banane Droga ishte fshehur në rimorkio të...
Një ton hashash

Një ton hashash u kap brenda Marokut

0
(Skenderbeu.info)-Një ton hashash u kap brenda Marokut Anëtarët e Drejtorisë së Përgjithshme Marokene të Sigurisë...
Droga

Kapen 115 kilogramë heroinë në një kamion me destinacion Holandën

0
(Skenderbeu.info)-Kapen 115 kilogramë heroinë në një kamion me destinacion Holandën Një kontroll rrugor i kryer...
shkaterrimi i laboratorit

Shkaterrohen dy laboratorë kokaine në Bolivi

0
(Skenderbeu.info)-Shkaterrohen dy laboratorë kokaine në Bolivi Autoritetet boliviane shkatërruan dy laboratorë të prodhimit të drogës...

Lajme të tjera
NGJASHME

Bullgaria e rikthen ambasadorin e saj në Maqedoninë e Veriut

(Skenderbeu.info)-Bullgaria e rikthen ambasadorin e saj në Maqedoninë e...

Alarmohen Forcat Ajrore greke, rrëzohet avioni ushtarak F-4

(Skenderbeu.info)-Alarmohen Forcat Ajrore greke, rrëzohet avioni ushtarak F-4 Një avion...

Erdogan: Mund të pranojmë që Finlanda t’i bashkohet NATO-s

(Skenderbeu.info)-Erdogan: Mund të pranojmë që Finlanda t’i bashkohet NATO-s Presidenti...

Osmani dhe Kurti: Kosova u ndërtua mbi gjakun e dëshmorëve të UÇK-së

(Skenderbeu.info)-Osmani dhe Kurti: Kosova u ndërtua mbi gjakun e...

Kryeministri kroat reagon pas deklaratës së presidentit Millanoviç: Kosova është shtet i pavarur e sovran

(Skenderbeu.info)-Kryeministri kroat reagon pas deklaratës së presidentit Millanoviç: Kosova...

Walker: Asociacioni nuk është mirë të krijohet

(Skenderbeu.info)-Walker: Asociacioni nuk është mirë të krijohet Ish-shefi i Misionit...

Kosovë/Sekuestrohen mbi 100 kg marijuanë të fshehur në kamion

(Skenderbeu.info)-Kosovë/Sekuestrohen mbi 100 kg marijuanë të fshehur në kamion Policia...

SHBA-BE kërcënojnë Kurtin: O paqe e përhershme, o kthim pas për Kosovën

(Skenderbeu.info)-SHBA-BE kërcënojnë Kurtin: O paqe e përhershme, o kthim...
Raporto