(Skenderbeu.info) Pica e denjë për Guinness në SHBA, gati 1300 metra katrorë.
Pizza Hut, zinxhiri i famshëm amerikan i picave ka vendosur të festojë rikthimin në treg të ‘Big New Yorker’-it të saj, një picë e madhe me djathë dhe ‘pepperoni’ (salami pikante shumë të njohura në SHBA), duke hyrë në Librin e Rekordeve Guinness me picën më të madhe të bërë ndonjëherë.
Dhe ajo ia doli, duke krijuar një picë me djathë dhe ‘pepperoni’ prej gati 1300 metrash katrorë në një hangar në Los Anxhelos.
Puna nisi të mërkurën dhe mbaroi të premten: punonjësit hapën në fillim brumin, më pas vendosën salcën e domates, pastaj sallamin.
Në total, kishte 6,193 kilogramë makarona, 2,244 kilogramë salcë, pak më pak se 4,000 kilogramë djathë dhe 630,496 feta sallam, sipas një njoftimi të Pizza Hut.
CEO i kompanisë David Graves tha se 68,000 fetat në të cilat ishte prerë pica nuk do të shpërdorohen, por do t’u dhurohen kuzhinave për të ndihmuar ata në nevojë në Los Anxhelos.
Rekordi i mëparshëm, i përkiste prodhuesve romakë të picave, të cilët në vitin 2012 krijuan picën kolosale Ottavia, 1261.55 metra katrorë dhe pa gluten, në një pavijon të Panairit të Romës.