(Skenderbeu.info) Petro dhe Ilda përjashtohen nga Përputhen pas mashtrimit.
Në këtë edicion të Përputhen janë përjashtuar dy konkurentë.
Ilda dhe Petro janë përjashtuar dhe ky vendimi drastik erdhi pasi ata kanë rënë dakord të ishin pjesë e një loje, duke shkelur rregullat e programit.
Gjatë nje zënke qe ndodhi mes tyre në Përputhen Prime, ata pranuan se nuk kishin pasur ndjenja dhe se ishin shtirur sikur kishin pëlqim.
Debati mes të dyve nisi kur Petro vendosi të deklarohej për Ildën, kurse kjo e refuzoi me arsyen se ai i kishte premtuar Irisit që të deklaroheshin bashkë.
Ndërkohë ai shprehet se ata kishin rënë dakord që të deklaroheshin bashkë.
Duke u përpjekur të shpjegohej Ilda tha se ajo nuk ishte pjesë e lojës pasi ajo kishte refuzuar, po megjithatë produksioni vendosi që edhe ajo të përjashtohej.