(Skenderbeu.info)-Përmbytjet në Lezhë, tregtarët: Kemi falimentuar, shteti duhet të na ndihmojë
Përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e fundit kanë sjellë dëme të mëdha në tregun e rrobave në qytetin e Lezhës. Tregtarët janë shprehur se kjo situatë është e përsëritur sa herë ka reshje shiu, pasi kanalizimet janë të bllokuara dhe bashkia nuk ka marrë asnjë masë që ta parandalojë këtë situatë.
Sipas tregtarëve niveli i ujit brenda dyqaneve ka shkuar deri në 50 cm duke krijuar dëme të konsiderueshme. Tregtarët janë organizuar me forcat e veta që të pastrojnë dëmet dhe baltën e lënë pas nga uji.
“Dëmet janë të mëdha, rrobat dhe këpucët kanë dalë jashtë përdorimit dhe nuk shiten më. Kanalizimet nuk janë bërë dhe si pasojë është krijuar kjo situatë shumë e vështirë, jemi në pragun e falimentimit edhe pse taksat i paguajmë çdo muaj. Vlera e dëmit të shkaktuar është 1-2 milionë lekë, me këtë ne mbajmë frymën gjallë” – u shprehën tregtarët.