Përkujtohen viktimat e Holokaustit/ Mesazhi i Begajt: Një moment për të reflektuar

(Skenderbeu.info)-Përkujtohen viktimat e Holokaustit/ Mesazhi i Begajt: Një moment për të reflektuar

Presidenti Bajram Begaj ka përcjellë mesazhin në ditën ku përkujtohen viktimat e Holokaustit.
Begaj deklaron se përkujtimi i kësaj ngjarjeje është një moment për të reflektuar dhe për të ecur përpara, duke lënë pas çdo formë antisemitizmi apo tentative për mohimin e këtij fakti historik.
“Lejomëni që të sjell në vëmendje fjalët e të ndjerit Noach Flug, diplomat dhe mbrojtës i shquar për të drejtat e të mbijetuarve të Holokaustit.
“Kujtesa është si uji: është thelbësore për jetën dhe gjen rrugën e vet drejt hapësirave të reja dhe njerëzve të ndryshëm. Kujtesa është gjithmonë konkrete: ajo është e gjallë, me fytyra dhe vende, me hapësirë, aromë dhe tinguj”, deklaroi Flug.
Kujtesa i ndihmon qëniet njerëzore të ndajnë të mirën nga e keqja, të drejtën nga e gabuara dhe pa të, shoqëritë nuk mund të arrijnë kurrë drejt një të ardhmeje më të mirë.
Kujtojmë sot viktimat e Holokaustit, krim kundër njerëzimit, kulmi i dështimit shoqëror falë presionit, frikës paragjykimeve dhe ekstremizmit që shoqëronin luftën.
27 janar, është një ditë përkujtimi me synim të dyfishtë.
Nga njëra anë, si data e përkujtimit zyrtar të 6 milionë viktimave të Holokaustit dhe nga ana tjetër, si një moment për të reflektuar dhe për të ecur përpara, duke lënë pas çdo formë antisemitizmi apo tentative për mohimin e këtij fakti historik.
Jam i nderuar t’ju drejtohem sot, si President i këtij vendi, që u distancua nga një prej akteve më çnjerëzore të historisë.
Shqipëria ka qenë në anën e duhur të historisë për shkak të zgjedhjeve që ka bërë. Zgjedhje jo vetëm zyrtare, në formën e vendimeve, por edhe vlerave njerëzore, përmes solidaritetit.
Besa dhe mikpritja e shqiptarëve, është origjina e këtij solidariteti të pashoq e të pazakontë.
Të gjithë e dimë se cilat ndër vlerat tona e frymëzuan këtë qasje, për ne të natyrshme, dhe që forcoi miqësinë me Izraelin:
Mbështetja e dokumentuar e Shqipërisë ndaj komunitetit hebre, me legjitimimin e së drejtës së hebrenjve për të mos punuar gjatë Shabbatit.
Refuzimi i shtetit shqiptar për të dorëzuar te nazistët listën e hebrenjve të strehuar në vendin tonë.
Përpjekjet e shqiptarëve, muslimanë e të krishterë, për të fshehur dhe mbrojtur hebrenjtë, duke rrezikuar vetë jetët e tyre për t’i njësuar ata në komunitetin shqiptar.
Kemi ndërmarrë nisma në përkujtim, jo vetëm të viktimave të Holokaustit, për edhe të rolit të Shqipërisë në mbështetjen e tyre ashtu edhe të miqësisë mes shqiptarëve dhe hebrenjve.
Memoriali i Hebrenjve në Tiranë dhe Muzeu Solomon në Berat.
Muzeu Hebraik në Vlorë së bashku me rikonstruksionin e Rrugës së Hebrenjve në këtë qytet.
Shqipëria është vlerësuar nga Fondacioni Ndërkombëtar hebre “Raoul Wallenberg” si “House of life”.
Vendi ynë mbajti për herë të parë në Ballkan një forum kundër antisemitizmit tre vjet më parë, i cili do të mbahet përsëri këtë tetor.
Parlamenti shqiptar ka legjitimuar unanimisht përkufizimin e antisemitizmit, si dëshmi e një mbështetjeje që nuk mbaroi me mikpritjen tonë gjatë viteve të errëta të Luftës së Dytë Botërore.
Të nderuar miq,
Shprehja “kurrë më”, shpesh përdorur në marrëdhënie me gjenocidin, është thyer deri në ditët e sotme.
Teksa dënojmë me forcë antisemitizmin, le të mos harrojmë se pavarësisht se nga vijmë, pavarësisht gjuhës që flasim apo besimit që ndjekim, ajo që na bën bashkë, është aftësia për të dashur, për të kuptuar e për të ndihmuar njëri-tjetrin!
Ju faleminderit!”, është shprehur Begaj.
Tirana
clear sky
-6.5 ° C
-6.5 °
-6.5 °
73 %
2.1kmh
0 %
Wed
6 °
Thu
7 °
Fri
9 °
Sat
10 °
Sun
11 °

Lajmet e fundit

droge

Kapen 550 kilogramë kokainë/ Arrestohen 2 persona

0
(Skenderbeu.info)-Kapen 550 kilogramë kokainë/ Arrestohen 2 persona Njësitë e Marinës Kolumbiane sekuestruan më shumë se...
droge ne kakao

Kapet 1.3 ton kokainë në Barcelonë e fshehur mes kakaos

0
(Skenderbeu.info)-Kapet 1.3 ton kokainë në Barcelonë e fshehur mes kakaos Guardia Civil dhe Agjencia e...
droge ne banane

Kapen 213 kilogramë kokainë në një ngarkese me banane

0
(Skenderbeu.info)-Kapen 213 kilogramë kokainë në një ngarkese me banane Droga ishte fshehur në rimorkio të...
Një ton hashash

Një ton hashash u kap brenda Marokut

0
(Skenderbeu.info)-Një ton hashash u kap brenda Marokut Anëtarët e Drejtorisë së Përgjithshme Marokene të Sigurisë...
Droga

Kapen 115 kilogramë heroinë në një kamion me destinacion Holandën

0
(Skenderbeu.info)-Kapen 115 kilogramë heroinë në një kamion me destinacion Holandën Një kontroll rrugor i kryer...
shkaterrimi i laboratorit

Shkaterrohen dy laboratorë kokaine në Bolivi

0
(Skenderbeu.info)-Shkaterrohen dy laboratorë kokaine në Bolivi Autoritetet boliviane shkatërruan dy laboratorë të prodhimit të drogës...

Lajme të tjera
NGJASHME

Berisha mbledh sot Kryesinë për protestën e opozitës

(Skenderbeu.info)-Berisha mbledh sot Kryesinë për protestën e opozitës“Tirana do...

Plas sherri mes policëve në Tiranë,i drejtojnë armët e shërbimit njëri-tjetrit

(Skenderbeu.info)-Plas sherri mes policëve në Tiranë,i drejtojnë armët e...

Vlorë/ Gjendet i vdekur në një kanal 51-vjeçari nga Kukësi

(Skenderbeu.info)-Vlorë/ Gjendet i vdekur në një kanal 51-vjeçari nga...

Studimi, ERE: Familjet në shtëpi private konsum tre herë më të lartë energjie se në apartament

(Skenderbeu.info)-Studimi, ERE: Familjet në shtëpi private konsum tre herë...

Media amerikane i mëshon me forcë: Rama punon për kartelin Sinaloa

(Skenderbeu.info)-Media amerikane i mëshon me forcë: Rama punon për...

Doza kanabisi gati për treg, dy të arrestuar në Bulqizë

(Skenderbeu.info)-Doza kanabisi gati për treg, dy të arrestuar në...

Dhuna në shkolla, mbi 650 mësues i nënshtrohen vlerësimit psiko-social në Tiranë

(Skenderbeu.info)-Dhuna në shkolla, mbi 650 mësues i nënshtrohen vlerësimit...

Rama me dalje publike pas disa ditësh mungese: Më kapi flama gripale

(Skenderbeu.info)-Rama me dalje publike pas disa ditësh mungese: Më...
Raporto