(Skenderbeu.info)-Elbasan, përfshihet nga flakët një apartament
Një apartament në lagjen “Vullnetari” në Elbasan është përfshirë nga flakët këtë të diel.
Zjarri nisi në kuzhinën e banesës si pasojë e një problemi elektrik në pajisjet e kuzhinës.
Ndërhyrja e zjarrfikësve bëri të mundur izolimin e flakëve dhe mos përhapjen në dhomat e tjera.



