PE thirrje pesë vendeve anëtare të BE: Njihni pavarësinë e Kosovës

(Skenderbeu.info)-PE thirrje pesë vendeve anëtare të BE: Njihni pavarësinë e Kosovës

Kosova shpalli pavarësinë e saj në vitin 2008 dhe njihet nga 111 shtete. Megjithatë, ajo ende nuk është njohur nga pesë vende anëtare të BE-së: Greqia, Qiproja, Spanja, Rumania dhe Sllovakia, pavarësisht se gjithçka tregon se Kosova po i “afrohet” Europës me ritme shumë të shpejta.
Në fund të fundit, këtë e dëshmon heqja e vizave në vitin 2024 për qytetarët që udhëtojnë drejt BE-së. Në fakt, javën e kaluar, Parlamenti Europian miratoi një rezolutë për “raportin e progresit” të Kosovës për vitin 2022, një raport që vërteton përparimin e rëndësishëm të Kosovës.
Ndërsa, në të njëjtën kohë, eurodeputetët theksojnë periudhën e gjatë të stabilitetit politik pas zgjedhjeve të vitit 2021, por edhe përafrimin me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së.
Është gjithashtu e rëndësishme të përmendet fakti se Parlamenti Europian i ka bërë thirrje Greqisë, Qipros dhe vendeve të tjera anëtare që ende nuk e kanë njohur Kosovën ta bëjnë sa më shpejt, duke e lejuar Kosovën të vazhdojë rrugën e saj europiane.
Gjithashtu ka bërë thirrje edhe eurodeputeti austriak Lukas Mandl, nga Partia Popullore Europiane (EPP), për njohjen e Kosovës.
“Le ta flasim pak se si është gjendja reale në Kosovë. Midis gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, është vendi ku respektohen rregullat e shtetit të së drejtës, për shembull liria e mendimit”.
Megjithatë, duhet theksuar gjithashtu se zyrtarët e lartë kosovarë, siç kanë thënë për Deutsche Welle-n, vlerësojnë se pavarësisht se Greqia nuk e njeh zyrtarisht Kosovën, ajo i njeh pasaportat kosovare.”
“Vërtet, nuk është gjithçka bardh e zi, ka nuanca gri”, tha për Deutsche Welle-n eurodeputeti austriak Lucas Mandl.
Edhe nëse pesë shtete anëtare nuk e njohin Kosovën, kjo nuk do të thotë se ata kanë një qëndrim armiqësor ndaj saj. Kam përshtypjen se Greqia dhe Sllovakia deri diku edhe Qiproja dhe Rumania kanë marrëdhënie të mira. Nga ana tjetër, ka shtete, si Koreja e Jugut, të cilat teorikisht e kanë njohur Kosovën, por nuk kanë marrëdhënie thelbësore.
Por edhe Izraeli e njohu Kosovën dhe mendoj se ky vendim ishte veçanërisht i rëndësishëm, sepse Izraeli është partneri kryesor në Lindjen e Mesme”.

 

Tirana
scattered clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
88 %
1kmh
40 %
Sun
26 °
Mon
26 °
Tue
26 °
Wed
25 °
Thu
19 °

Lajmet e fundit

Android 14 Beta 3 sjell veçori të reja specifike për lapsin ‘stylus’

0
(Skenderbeu.info)-Android 14 Beta 3 sjell veçori të reja specifike për lapsin ‘stylus’ Më interesantja është...

Në nuancat e blusë: Kombinime shumë të bukura për ditë pune

0
(Skenderbeu.info)-Në nuancat e blusë: Kombinime shumë të bukura për ditë pune Eleganca garantohet nga nuancat...

Tërmet në Greqi, nuk raportohet për viktima

0
(Skenderbeu.info)-Tërmet në Greqi, nuk raportohet për viktima Shteti grek është goditur nga një tërmet, por...

Sezoni turistik në Shqipëri, më 15 qershor hapen 30 qendra shëndetësore në zonat bregdetare...

0
(Skenderbeu.info)-Sezoni turistik në Shqipëri, më 15 qershor hapen 30 qendra shëndetësore në zonat bregdetare...

Pesë arsye përse duhet të hani vezë më shpesh

0
(Skenderbeu.info)-Pesë arsye përse duhet të hani vezë më shpesh Veza është një nga ushqimet më...

Sulm terrorist në Somali, militantët islamikë vrasin me armë zjarri 9 persona

0
(Skenderbeu.info)-Sulm terrorist në Somali, militantët islamikë vrasin me armë zjarri 9 persona Një sulm terrorist...

Lajme të tjera
NGJASHME

Tërmet në Greqi, nuk raportohet për viktima

(Skenderbeu.info)-Tërmet në Greqi, nuk raportohet për viktima Shteti grek është...

Konjufca: Rama gaboi me draftin, s’u ul të fliste me Kurtin

(Skenderbeu.info)-Konjufca: Rama gaboi me draftin, s’u ul të fliste...

Zyra e Kurtit: Nga Shqipëria zyrtare presim mbështetje, ndërmjetësues kemi shumë

(Skenderbeu.info)-Zyra e Kurtit: Nga Shqipëria zyrtare presim mbështetje, ndërmjetësues...

Lidhja e Prizrenit, Osmani: Model dhe frymëzim i shumë brezave

(Skenderbeu.info)-Lidhja e Prizrenit, Osmani: Model dhe frymëzim i shumë...

E mitura shqiptare ngacmohet seksualisht nga një 30-vjeçar grek, arrestohet autori

(Skenderbeu.info)-E mitura shqiptare ngacmohet seksualisht nga një 30-vjeçar grek,...

Begaj nga Prizreni: Historia e kombit është e pasur me momente të cilat na mbushin me krenari

(Skenderbeu.info)-Begaj nga Prizreni: Historia e kombit është e pasur...

Greqia goditet nga tërmeti i fortë, sa ishte magnituda

(Skenderbeu.info)-Greqia goditet nga tërmeti i fortë, sa ishte magnituda Një...

Republika Sërpska miraton rezolutën, i kërkon anëtarëve të OKB të çnjohin Kosovën

(Skenderbeu.info)-Republika Sërpska miraton rezolutën, i kërkon anëtarëve të OKB...
Raporto