(Skenderbeu.info) Nokia dhe Samsung bien dakord për patentat e 5G.

Gjigandi finlandez i teknologjisë Nokia ka nënshkruar një marrëveshje të re për të licencuar patentat e saj 5G tek Samsung.

Në marreveshje do të kishte të paktën 4500 patenta të konsideruara “thelbësore” për zhvillimin e standardit të gjeneratës së re.

Një marrëveshje e mëparshme, e cila skadoi në dhjetor, tashmë i lejoi kompanisë koreane të aksesonte disa nga teknologjitë e Nokia-s, duke integruar gjithashtu zgjidhjet 5G në produktet e destinuara për treg.

Sipas një deklarate të lëshuar nga Nokia, marrëveshja i jep Samsung akses në “shpikjet kryesore në 5G dhe teknologji të tjera”.

“Samsung është një lider në sektorin e telefonave inteligjentë dhe ne jemi të kënaqur që kemi arritur një marrëveshje të re me ta”, shpjegoi Jenni Lukander, presidente e Nokia Technologies. Kjo marreveshje do t’u ofrojë dy kompanive “lirinë për të inovuar”, duke nënvizuar “forcën të patentave të Nokia-s, rezultat i dekadave të investimeve në kërkim dhe zhvillim”.

Kompania europiane veriore tha se ka investuar më shumë se 130 miliardë euro në kërkim dhe zhvillim që nga viti 2000. Gjë që ka rezultuar në më shumë se 20,000 kategori patentash, 4,500 prej të cilave konsiderohen “thelbësore” për teknologjinë 5G.

Megjithëse kushtet e marrëveshjes mbeten konfidenciale, ka konfirmim që Samsung do të bëjë pagesa të honorarëve për Nokia-n për një periudhë shumëvjeçare duke filluar nga 1 janari 2023.

Në vitin 2021, Nokia u bë një nga kompanitë e para që mori certifikimin ISO 9001 për menaxhimin të portofolit të saj të patentave. Certifikimi vlerëson organizatat bazuar në aftësinë e tyre për të ofruar vazhdimisht rezultate cilësore gjatë projektimit, zhvillimit dhe ofrimit të produkteve dhe shërbimeve.

Tirana
broken clouds
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
58 %
2.1kmh
75 %
Thu
11 °
Fri
12 °
Sat
11 °
Sun
7 °
Mon
8 °

Lajmet e fundit

droge

Kapen 550 kilogramë kokainë/ Arrestohen 2 persona

0
(Skenderbeu.info)-Kapen 550 kilogramë kokainë/ Arrestohen 2 persona Njësitë e Marinës Kolumbiane sekuestruan më shumë se...
droge ne kakao

Kapet 1.3 ton kokainë në Barcelonë e fshehur mes kakaos

0
(Skenderbeu.info)-Kapet 1.3 ton kokainë në Barcelonë e fshehur mes kakaos Guardia Civil dhe Agjencia e...
droge ne banane

Kapen 213 kilogramë kokainë në një ngarkese me banane

0
(Skenderbeu.info)-Kapen 213 kilogramë kokainë në një ngarkese me banane Droga ishte fshehur në rimorkio të...
Një ton hashash

Një ton hashash u kap brenda Marokut

0
(Skenderbeu.info)-Një ton hashash u kap brenda Marokut Anëtarët e Drejtorisë së Përgjithshme Marokene të Sigurisë...
Droga

Kapen 115 kilogramë heroinë në një kamion me destinacion Holandën

0
(Skenderbeu.info)-Kapen 115 kilogramë heroinë në një kamion me destinacion Holandën Një kontroll rrugor i kryer...
shkaterrimi i laboratorit

Shkaterrohen dy laboratorë kokaine në Bolivi

0
(Skenderbeu.info)-Shkaterrohen dy laboratorë kokaine në Bolivi Autoritetet boliviane shkatërruan dy laboratorë të prodhimit të drogës...

Lajme të tjera
NGJASHME

Mosha 13-vjeçare ‘Shumë herët’ për rrjetet sociale

(Skenderbeu.info) Mosha 13-vjeçare 'Shumë herët' për rrjetet sociale. Nuk ka...

Google zbulon AI që krijon muzikë nga teksti i shkruar

(Skenderbeu.info) Google zbulon AI që krijon muzikë nga teksti...

WhatsApp veçori të re për kamerën

(Skenderbeu.info) WhatsApp veçori të re për kamerën. Platforma e mesazheve...

BMW vjen me një version të përditësuar

(Skenderbeu.info) BMW vjen me një version të përditësuar. Me pranverën,...

OnePlus do të lançojë së shpejti telefonat inteligjentë të palosshëm V Fold, V Flip

(Skenderbeu.info) OnePlus do të lançojë së shpejti telefonat inteligjentë...

Kina, Koreja e Jugut dhe India nxisin inovacionin në robotikën mjekësore

(Skenderbeu.info) Kina, Koreja e Jugut dhe India nxisin inovacionin...

Twitter/ Përdoruesit do të mund të apelojnë pezullimin e llogarisë

(Skenderbeu.info) Twitter/ Përdoruesit do të mund të apelojnë pezullimin...

Shitjet e smartfonëve në Kinë ranë me 13% nga viti në vit

(Skenderbeu.info) Shitjet e smartfonëve në Kinë ranë me 13%...
Raporto