fbpx

Diskriminimi i shqiptarëve edhe në pasivizimin e adresave 

(Skenderbeu.info) “Diskriminimi i shqiptarëve edhe në pasivizimin e adresave” Pasivizimi, heqja, fshirja e adresave të neve qytetarëve shqiptarë të Medvegjës,Bujanocit dhe Preshevës, po  prodhon  këto efektet tepër të dëmshme si:

Nëse nuk posedoj dokumentë identiteti, atëherë jam një  shtetasë i huaj, por jo i Republikës së Serbisë, që nuk mund të kryejë asnjë veprim ligjorë, apo jam ligjërisht i pa asnjë të drejtë të filloj, të kryej, të  vazhdoj edhe ndërmarrë  veprime ligjore konform standardeve dhe konventave të BE-ës dhe akteve tjera që janë të garantuara edhe me kartën  OKB-ës.

Nëse nuk jam shtetas i Serbisë, nuk mund të marrë asnjë dokument  të gjendjes civile të  identifikimi nga institucionet administrative.

Sa më pak votues, po paraqiten në këtë dekadën e fundit, si në zgjedhje lokale e ato Parlamentare, në ndarjen e buxhetit, etj/

Nëse nuk jam shtetasë rezidentë, atëherë nuk do  njihem zyrtarisht si Shtetasë i Republikës së Serbisë.

Humbja e të drejtës, në përfaqësim e trashigimi, nuk mund të kryejm blerje-shitje në pronat tona të luajtëshme e të paluajtëshme, nuk mund të kryejmë veprime tjera financiar, të kësaj natyre etj.

Nëse si një qytetarë rezultoj pa adresë fizike, sipas kësaj praktike nuk kam rezidencën të rregulltë  në Republikën e Serbisë.

Këto jan shkelje, cënim, mohim  të së drejtës elementare individuale dhe kolektive të ne shqiptarëve, kështu do të rrezikojmë të humbasim pronat e tona, makinat, shtëpitë, tokat, përdorimin e llogarive bankare, sigurimet shëndetësore e shoqërore që kemi paguar deri tani. Serbia po zbaton pa zhurmë dhe krejt në heshtje një strategji të qartë dhe me veprime konkrete po arrin të shpopullojë zytarisht Medvegjën,Bujanocin e Preshevën.

Pasivizimi i adresave tona është diskriminim, sepse në tokën tonë, në pasurin tonë do të mbetemi  të huaj. Do të mbetemi pa dokumenta, do të shuhemi ligjërisht, do të mbesim të askujt në vendin tonë.

Pasivizimi, heqja, fshirja e adresave tona  qytetarëve shqiptarë të Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës, është një ndër sfidat më të mdha, por:Parlamenti i Shqipërisë dhe Kosovës do të duhej bërë nga një deklaratë, pse jo rezolutë, Tirana e Prishtina zyrtare , pse të mos e adresojnë në BE e OKB,pse të mos bëhet një peticion në këto adresa ,pse të mos protestohet ,të njëjtën ditë e orë në Medvegjë, Tiran, Prishtinë, Ëashington e gjetiu.

Kryeministri Shqiptarë Edi RAMA, dëshiron të ngjallë një mini-Jugosllavi, herë në Ohër, herë në Beograd e Novi Sad, Presidentit të Serbisë Aleksandërë Vuciq, nuk i kërkon së paku  çështjen e pasivizimi të adresave, abetaret të përdorim te ne shqiptarët në Krahinën Shqiptare të mbetur padrejtësisht nën administrimin  që përfshin Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë.

Pasivizimi, heqja, fshirja e adresave tona, të qytetarëve shqiptarë të Medvegjës,Bujanocit dhe Preshevës do të duhej të shtrohet sot se nesër do të bëhet tëpër vonë.

MR. Sc Refik HASANI

LËR NJË KOMENT

Vendosni komentin
Vendosni emrin tuaj

Lajmet e fundit

Horoskopi

Horoskopi për ditën e premte, 30 shtator 2022

0
(Skenderbeu.info) Horoskopi për ditën e premte, 30 shtator 2022 Dashi Ka rrezik qe Plutoni te sjelle edhe debate, por edhe pasion te zjarrte sot ne jetën...
Parashikimi i motit

Parashikimi i motit për ditën e premte, 30 shtator 2022

0
(Skenderbeu.info) Parashikimi i motit për ditën e premte, 30 shtator 2022 - Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të jetë nën...
me i kerkuri i hashashit

Messi i hashashit, ndër ‘më të kërkuarit’ në Europë

0
(skenderbeu.info)  -"Messi i hashashit" Abdellah el Haj Sadek el Menbri, i njohur më mirë si El Messi del hashish, 38 vjeç, është bërë një...
Moratoriumi i gjuetisë

Moratoriumi i gjuetisë: kafshët dhe shependët në rrezik

0
(Skenderbeu.info) Moratoriumi i gjuetisë: kafshët dhe shependët në rrezik. Për zhdukjen e kafshëve dhe shendëve gjueti e paligjshme dhe jashtë sezonit është problemi kryesor....
kokaine e kapur

293 kg kokainë ne mes te derrasave me destinacion Valencian

0
(skenderbeu.info)  -" 293 kg kokainë ne mes te derrasave" -Pasditen e kësaj të mërkure (28 shtator 2022) Policia  Federale e Brazilit sekuestroi 293 kilogramë...
migrimet e zogjeve

Ndryshimet klimatike janë fajtore për migrimet e hermshme të zogjëve

0
(Skenderbeu.info) Ndryshimet klimatike janë fajtore për migrimet e hershme të zogjëve Studiuesit, të udhëhequr nga Andrea Romano, vëzhguan dallime të mëdha midis specieve me...

Lajme të tjera
NGJASHME

Elon Musk:Të dërgosh internet në mënyrë satelitore në Iran

(Skenderbeu.info) Elon Musk:Të dërgosh internet në mënyrë satelitore në...

Dy pyetje për Kryeministrin Shqiptarë Edi Rama!?

(Skenderbeu.info) Dy pyetje për Kryeministrin Shqiptarë Edi RAMA!?   ...

Putin,kërcënimet e tij të mëparshme ishin të kota duke thënë se “ky nuk është një bllof”

(Skenderbeu.info)Putin,kërcënimet e tij të mëparshme ishin të kota duke...

Parimet themelore të OKB-se nën kërcënim

(Skenderbeu.info)-Parimet themelore të OKB-se nën kërcënim.“Bota jonë është në...

Putin i lumtur të rrezikojë luftën bërthamore për të shmangur humbjen?

(Skenderbeu.info)-Vladimir Putin i lumtur të rrezikojë luftën bërthamore për...

E-Shqiponja dhe proçedurat e bashkimit familjarë në Gjermani

(Skenderbeu.info) E-Shqiponja dhe proçedurat e bashkimit familjarë në Gjermani Me...

Në luftën për opinionin global, Kina po fiton

(Skenderbeu.info)-Në luftën për opinionin global, Kina po fiton Këto ditë,...
Raporto