fbpx

Partia Demokratike padit një tjetër bord në Kushtetues

(Skenderbeu.info) Partia Demokratike ka depozituar një tjetër kërkesë të hënën e 19 shtatorit në Gjykatën Kushtetuese.

Kjo, lidhur me shfuqizimin e bordit për përcaktimin e çmimeve të produkteve ushqimore.

29 deputetë demokratë kanë firmosur kërkesën që u dorëzua këtë fillim jave në Gjykatë Kushtetuese.

Deputeti demokrat Dashnor Sula e konsideroi bordin e ngritur si abuziv, i cili nuk përfaqëson interesat e qytetarëve.

“Unë bashkë me kolegët e PD-së kemi bërë përllogaritje dhe del që është 76.7 për qind rritja e produkteve të shportës. Gati dyfishim”, u shpreh deputeti demokrat.

Ai i bëri thirrje Gjykatës Kushtetuese që të marrë në shqyrtim me procedurë të përshpejtuar çështjen.

Deputetët e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi dhe Dashnor Sula dorëzuan më 6 shtator në Gjykatën Kushtetuese një padi të paralajmëruar më herët kundër Bordit të Transparencës.

 

Ky i fundit, do të krijohej gjatë muajit mars nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave për të mos lejuar rritjen e çmimeve në mënyrë jokonsistente.

“Ndjesë qytetarëve që nuk e kemi bërë padinë më shpejt. Në muajin gusht nuk pati asnjë ulje të çmimeve. Këta luajnë dhe tallen me qytetarët shqiptarë. Kosova më shumë para se Shqipëria për qytetarët”, u shpreh fillimisht Sula.

Sipas tij, operatorët abuzojnë duke vjedhur qytetarët dhe ka shumë problematika që Kushtetuesja duhet të shqyrtojë.

Çupi deklaroi nga ana tjetër se padia është bërë në emër të interesit të qytetarëve dhe të interesit publik.

“28 deputetë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesë për shfuqizimin e Bordeve të caktimit të çmimeve.

Është fakt tashmë që prej muajsh qytetarët shqiptarë janë përballur me abuzimet e çmimeve”, vijoi ajo.

Për deputeten demokrate bordi u ngrit për të mbajtur në kontroll çmimin, por u shndërrua shumë shpejt “në Klubin e Oligarkëve, ku vetë oligarkët e naftës në përbërje të Bordit caktonin edhe çmimin”.

“Ngritja e Bordit po dëmton interesin e qytetarëve. Ligjet bien ndesh me Kushtetutën, cënojnë lirinë ekonomike, cënojnë konkurencën në treg, thellojnë më shumë varfërinë tek qytetarët, vjedhin edhe më shumë qytetarët”, theksoi Çupi.

Kësisoj, 28 deputetët demokratë i kërkuan Gjykatës Kushtetutese shfuqizimin e këtyre ligjeve.

Bordet e ngritura pas muajit mars në Shqipëri funksionojnë për dy kategori.

Parësori është për çmimin e karburanteve në treg. Ato vendosin me sa do të shiten hidrokarburet me shumicë dhe me pakicë.

Kategoria tjetër është ajo e ushqimeve të shportës. Ky bord u krijua, pasi u vu re një rritje eksponenciale dhe e pajustifikuar e disa kategorive ushqimore, që pas luftës në Ukrainë.

Të dy autoritetet kanë funksion vendimmarrës rregullator për tregun dhe shkelja e vendimeve të bordit ndëshkohet me gjobë.

LËR NJË KOMENT

Vendosni komentin
Vendosni emrin tuaj

Lajmet e fundit

Parkim Kaliforni

Hapi tjetër për ndotjen klimatike: Reforma e parkimit

0
(Skenderbeu.info) Hapi tjetër për ndotjen klimatike: Reforma e parkimit. Kalifornia më në fund është gati të heqë kërkesat e parkimit në të gjithë shtetin....
Izrael, Viti i ri

Izrael: fillon viti 5783, sinagogat plot, por policia në gadishmëri

0
(Skenderbeu.info) Izrael: fillon viti 5783, sinagogat plot, por policia në gadishmëri Siç e kërkon tradita, Izraeli feston sonte fillimin e vitit 5783 nga krijimi hyjnor...
Deti Mesdhe

Aciditeti po shkatërron florën dhe faunën e Detit Mesdhe

0
(Skenderbeu.info) Aciditeti po shkatërron florën dhe faunën e Detit Mesdhe Sipas një studimi të ri të kryer nga Instituti Kombëtar i Oqeanografisë dhe Gjeofizikës Eksperimentale...
Sllovenia-Huawei

Sllovenia drejt neutralitetit teknologjik

0
(Skenderbeu.info) Sllovenia drejt neutralitetit teknologjik Qeveria sllovene duket se ka zbutur qëndrimet e saj për ligjin e komunikimeve elektronike, në ndryshim nga ekzekutivi i mëparshëm...
Josef Borell

Borrelli: Të marrim seriozisht kërcënimin bërthamor të Putinit

0
(Skenderbeu.info) Borrelli: Të marrim seriozisht kërcënimin bërthamor të Putinit Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell, duke folur për BBC ka...
Olaf Scholz

Emiratet dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshje për furnizimin me gaz

0
(Skenderbeu.info) Emiratet dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshje për furnizimin me gaz Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Gjermania nënshkruan gjatë një vizite të kancelarit gjerman Olaf Scholz...

Lajme të tjera
NGJASHME

Borrelli: Të marrim seriozisht kërcënimin bërthamor të Putinit

(Skenderbeu.info) Borrelli: Të marrim seriozisht kërcënimin bërthamor të Putinit Përfaqësuesi...

Rusi: 800 persona të arrestuar për shkak se protestuan

(Skenderbeu.info) Rusi: 800 persona të arrestuar për shkak se...

Vuçiç: Kosova po ndihmohet nga fuqitë e mëdha

(Skenderbeu.info) Vuçiç: Kosova po ndihmohet nga fuqitë e mëdha Liderët...

Presidenti Begaj takohet me përfaqësues të Diasporës Shqiptare

(Skenderbeu.info) Presidenti Begaj takohet me përfaqësues të Diasporës Shqiptare Presidenti...

Edi Rama takohet me presidentin Joe Biden në New York

(Skenderbeu.info) Edi Rama takohet me presidentin Joe Biden në...

Vendet jo anëtare të BE-se do jenë të ftuara në samimit e Pragës

(Skenderbeu.info) Vendet jo anëtare të BE-se do jenë të...

1000 rusë të arrestuar pas protestave në Moskë

(Skenderbeu.info) 1000 rusë të arrestuar pas protestave në Moskë Rreth...

Kiev, 215 ushtarë lufte të liruar nga rusët

(Skenderbeu.info) Kiev, 215 ushtarë lufte të liruar nga rusët Ukraina...
Raporto