(Skenderbeu.info) Paris Hilton bëhet nënë për herë të parë.
Paris Hilton dhe bashkëshorti i saj Carter Reum kanë mirëpritur fëmijën e tyre të parë së bashku.
Të martën, 41-vjeçarja tronditi fansat e saj duke njoftuar ardhjen në jetë të djalit të saj dhe të Carter-it nëpërmjet një surrogate.
Lajmin e ka ndarë në Instagram, duke postuar një foto nga afër duke mbajtur dorën e të porsalindurit.
Ajo i ka shkruar fotos, “Ti je tashmë i dashur përtej fjalëve”, e ndjekur nga një emoji me zemër blu.
Paris gjithashtu konfirmoi duke thënë: “Ka qenë gjithmonë ëndrra ime të bëhesha nënë dhe jam shumë e lumtur që unë dhe Carter gjetëm njëri-tjetrin. Jemi shumë të emocionuar që fillojmë familjen tonë së bashku dhe zemrat tona janë duke shpërthyer nga dashuria për djalin tonë.”
Megjithatë, ajo nuk bëri të ditur se kur lindi foshnja e tyre dhe as emrin e foshnjës.
Paris dhe Carter, filluan udhëtimin e tyre të fekondimit in vitro (IVF) në vitin 2020 përpara se ai të propozonte në shkurt 2021. Ata u martuan në nëntor të këtij viti.
Në fillim të vitit 2022, Paris shprehu dëshirën e saj që përfundimisht të kishte “tre ose katër” fëmijë me sipërmarrësin e saj milioner dhe bashkëshortin e saj kapitalist.