Pa mbushur javën, Rama paralajmëron Benet Becin/ “E kam zëvendësuesin gati…”

(Skenderbeu.info)-Pa mbushur javën, Rama paralajmëron Benet Becin/ “E kam zëvendësuesin gati…”

Kur nuk ka mbushur ende një javë e plotë nga zgjedhjet vendore të 14 majit, ku Benet Beci u zgjodh kryebashkiak i Shkodrës, kryeministri Edi Rama ka bërë një paralajmërim.
Gjatë një bashkëbisedimi në podcast-in e tij, Rama paralajmëroi Benet Becin se nëse nuk e ndryshon Shkodrën dhe krijon probleme do ta zëvendësojë.
Ai deklaroi se e ka zëvendësuesin gati dhe se Beci duhet të qëndrojë pa gjumë dhe të punojë çdo ditë në Shkodër.
Pjesë nga biseda:
Edi Rama: Unë nga kryetari i bashkisë kur bëhet fjalë për projektet e mëdha, dua vetëm mos të më pengojë, të më ndihmojë, të bëjë ato gjërat e thjeshta, por për rrugët e brendshme, duhet mbështetje dhe bashkëpunim me bashkinë dhe unë po nuk erdha të pi një kafe, në shpinë tënde në Shkodër, ku ti do jetosh e po nuk pashë…
Luiz Ejlli: Po më ra këpuca në gropë..
Edi Rama: Jo, jo, po nuk pashë që ti, me TIMS-in e regjimit, po nuk pashë që ti të premten në darkë nisesh për Tiranë e të dielën në darkë vjen në Shkodër, të jemi shumë të qartë.
Luiz Ejlli: Çunat i ke te Ura e Bahçallëkut.
Edi Rama: Të jemi shumë të qartë, se ma tha Ermali i Vlorës, një çun i shkëlqyer dhe besoj që është zgjedhja e duhur, ishte në punë të vetë në ambasadë dhe bëmë disa anketime, pamë kush mund të jetë figura e re dhe dilte që ishte një njeri që mund të na garantonte dhe mbështetjen e njerëzve, por e di që është djalë shumë korrekt e punëtor. E më tha kur vajtëm, se u takuam që kur ishte kandiduar, u takuam kur shkuam tek takimet e Vlorës e duke folur më tha, “çfarë pret nga unë”? i thashë, të rrish pa gjumë. Nëse ti rri pa gjumë çdo gjë tjetër është ok. Kështu që nga ty unë pres të rrish në Shkodër, Benet. Këtë mos ta diskutojmë sepse pastaj do na hapë shumë probleme e larg qoftë se unë një zëvendësues e kam gati.
Luiz Ejlli: Fillojnë mocionet e mosbesimit…
Edi Rama: Jo po kemi dhe zëvendësuesin gati. Kështu që, shumë faleminderit.
Luiz, ishte vërtetë kënaqësi. Edhe një herë uroj të kesh një jetë të lumtur me bashkëvuajtësen.
Benet, uroj që sa më shpejt, jo nesër, por…
Benet Beci: Unë jam tashmë në Shkodër, nuk kam lëvizur. Kështu që do vazhdoj të rri atje.
Edi Rama: Me shtëpi, me faturë dritash, po që konsumon drita aty kur Shkodra fle. Kazan më kazan për të parë pastrimin. Ti jap unë recetat e mia se kështu kanë qenë kazanët si në Shkodër, se janë pjesë e votimit me zemër ato dhe ta them unë si pastrohen, por vetëm të më rrish atje zgjuar.
Benet Beci: Atje jam, nuk do kthehem më nga Shkodra.
Edi Rama: Jo për t’u kthyer do kthehesh ti. Se do ndërrohesh, do bëhesh.
Benet Beci: Jo po aty më ke.
Tirana
scattered clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
88 %
1kmh
40 %
Sun
26 °
Mon
26 °
Tue
26 °
Wed
25 °
Thu
19 °

Lajmet e fundit

Android 14 Beta 3 sjell veçori të reja specifike për lapsin ‘stylus’

0
(Skenderbeu.info)-Android 14 Beta 3 sjell veçori të reja specifike për lapsin ‘stylus’ Më interesantja është...

Në nuancat e blusë: Kombinime shumë të bukura për ditë pune

0
(Skenderbeu.info)-Në nuancat e blusë: Kombinime shumë të bukura për ditë pune Eleganca garantohet nga nuancat...

Tërmet në Greqi, nuk raportohet për viktima

0
(Skenderbeu.info)-Tërmet në Greqi, nuk raportohet për viktima Shteti grek është goditur nga një tërmet, por...

Sezoni turistik në Shqipëri, më 15 qershor hapen 30 qendra shëndetësore në zonat bregdetare...

0
(Skenderbeu.info)-Sezoni turistik në Shqipëri, më 15 qershor hapen 30 qendra shëndetësore në zonat bregdetare...

Pesë arsye përse duhet të hani vezë më shpesh

0
(Skenderbeu.info)-Pesë arsye përse duhet të hani vezë më shpesh Veza është një nga ushqimet më...

Sulm terrorist në Somali, militantët islamikë vrasin me armë zjarri 9 persona

0
(Skenderbeu.info)-Sulm terrorist në Somali, militantët islamikë vrasin me armë zjarri 9 persona Një sulm terrorist...

Lajme të tjera
NGJASHME

Berisha: Mos e rëndoni krizën në Kosovë me Edi Ramën

(Skenderbeu.info)-Berisha: Mos e rëndoni krizën në Kosovë me Edi Kryetari...

Rama: Ata që më shajnë kanë frikë se humbasin armikun

(Skenderbeu.info)-Rama: Ata që më shajnë kanë frikë se humbasin...

“Ryanair”, në Shqipëri/ Rama: Kemi marrë një vulë të rëndësishme

(Skenderbeu.info)-“Ryanair”, në Shqipëri/ Rama: Kemi marrë një vulë të...

I arrestuar nga SPAK-u/ Vangjush Dako do të dalë sot para gjykatës

(Skenderbeu.info)-I arrestuar nga SPAK-u/ Vangjush Dako do të dalë...

Dako, në pranga për llogari të SPAK/ Reagon Rama: S’më vjen mirë

(Skenderbeu.info)-Dako, në pranga për llogari të SPAK/ Reagon Rama:...

Rama vlerësohet si Qytetar Nderi i “Vaccarizzo Albanese”

(Skenderbeu.info)-Rama vlerësohet si Qytetar Nderi i “Vaccarizzo Albanese” Kryeministri Edi...

KQZ u jep mandatet e kryetarëve 6 kryebashkiakëve

(Skenderbeu.info)-KQZ u jep mandatet e kryetarëve 6 kryebashkiakëve Ditën e...

Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije floku Kosovës

(Skenderbeu.info)-Rama: Ushtria serbe nuk i prek dot një fije...
Raporto