Osmani dhe Kurti: Kosova u ndërtua mbi gjakun e dëshmorëve të UÇK-së

(Skenderbeu.info)-Osmani dhe Kurti: Kosova u ndërtua mbi gjakun e dëshmorëve të UÇK-së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me kryeministrin Albin Kurti dhe anëtarët e tjerë të kabinetit qeveritar, kanë bërë homazhe te përmendorja e heroit Zahir Pajaziti në Prishtinë.

Presidentja Osmani theksoi se sot është një prej ditëve më të lavdishme të historisë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Në këtë 26 vjetor të rënies së heronjve tanë i përkujtojmë si lajmëtarë të lirisë, për frymëzimin e jashtëzakonshëm që dhanë Zahiri me shokë për të gjithë ushtarët e UÇK për të gjithë ata që luftonin së bashku me Zahirin dhe atyre që iu bashkuan UÇK-së pas rënies së tyre.

Kjo ditë është një prej ditëve më të lavdishme të historisë së UÇK-së dhe Republikës së Kosovës, e cila u ndërtua mbi themelet e forta dhe ato mbesin të forta për shkak se u ndërtuan mbi gjakun e dëshmorëve dhe heronjve tanë”, tha Osmani.

Osmani shtoi se puna jonë e përditshme në forcimin e shtetit që u ndërtua me gjak do ta ketë udhërrëfyes pikërisht këtë sakrificë, këtë heroizëm të tyre.

Ndërkaq kryeministri Albin Kurti, tha se Zahir Pajaziti me shokë ishin kushtrimi për luftë çlirimtare.Osmani dhe Kurti: Kosova u ndërtua mbi gjakun e dëshmorëve të UÇK-së Presidentja e Kosovës,kanë bërë homazhe te përmendorja e heroit Zahir Pajaziti në Prishtinë

“Para 26 vjete komandanti Zahir Pajaziti së bashku me Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën ranë heroikisht në Pestovë të Vushtrrisë. Ata ishin kushtrimi për luftë çlirimtare dhe pararendës së UÇK-së. Duke kujtuar e përkujtuar komandantin Zahir Pajaziti dhe dëshmorët e tjerë të kombit, ne tregojmë se sa i madh ishte çmimi për lirinë tonë, shtetin tonë e pavarësinë”, tha Kurti.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla tha në ditë si kjo e sotmja është e rëndësishme të kujtohet sakrifica e të gjithë ushtarëve të UÇK-së.

“Është e rëndësishme që kjo sakrificë të jetë udhërrëfyes i ynë në punët e shumta që kemi për të bërë për të jetësuar idealet e tyre, një shtet të fortë e demokratik ashtu siç e dëshiruan Zahiri me shokët e tij dhe të gjithë ata që dhanë jetën për liri”, tha Gërvalla.
Tirana
scattered clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
87 %
1kmh
40 %
Sat
16 °
Sun
17 °
Mon
14 °
Tue
11 °
Wed
6 °

Lajmet e fundit

fier

Aksident në Fier, makina përplas 12-vjeçarin, transportohet në spital

0
(Skenderbeu.info)-Aksident në Fier, makina përplas 12-vjeçarin, transportohet në spital Një aksident është raportuar në Fier....
Olta,Luizi

Olta: Luizi i përdor vajzat, të varfrat i besojnë

0
(Skenderbeu.info)-Olta: Luizi i përdor vajzat, të varfrat i besojnë Olta mendon se Luizi i përdor...
Dua Lipa sjell trendin e ri të veshjeve të plazhit. Edhe këtë verë, duket se trendet do t’i vendosë sërish pamja e saj në këto foto të publikuara në Instagram.

Dua Lipa sjell trendin e ri të veshjeve të plazhit

0
(Skenderbeu.info)-Dua Lipa sjell trendin e ri të veshjeve të plazhit Ndikimi që Dua Lipa ka...
Tërmeti me magnitudë 4.8 trondit Greqinë, ja ku ishte epiqendra.është regjistruar pasditen e sotme në Greqi.Tërmeti ka goditur zonën detare pranë Kythnos.

Tërmeti me magnitudë 4.8 trondit Greqinë, ja ku ishte epiqendra

0
(Skenderbeu.info)-Tërmeti me magnitudë 4.8 trondit Greqinë, ja ku ishte epiqendra Një tërmet me magnitudë 4.8...
U hodh nga spitali, ndërron jetën 66 vjeçari nga Gramshi.Hekuran Llapushi i cili u hodh një ditë më parë nga kati i katërt i spitalit të këtij qyteti.

U hodh nga spitali, ndërron jetën 66 vjeçari nga Gramshi

0
(Skenderbeu.info)-U hodh nga spitali, ndërron jetën 66 vjeçari nga Gramshi Ka ndërruar jetë në spitalin...
Kapet adoleshenti nga Shqipëria duke u kujdesur për 500 bimë kanabisi. është arrestuar nga autoritetet britanike në Angli

Kapet adoleshenti nga Shqipëria duke u kujdesur për 500 bimë kanabisi

0
(Skenderbeu.info)-Kapet adoleshenti nga Shqipëria duke u kujdesur për 500 bimë kanabisi Një i ri nga...

Lajme të tjera
NGJASHME

Tërmeti me magnitudë 4.8 trondit Greqinë, ja ku ishte epiqendra

(Skenderbeu.info)-Tërmeti me magnitudë 4.8 trondit Greqinë, ja ku ishte...

Mbahet mesha e parë në gjuhën shqipe, në Greqi

(Skenderbeu.info)-Mbahet mesha e parë në gjuhën shqipe, në Greqi Dramaturgu...

Kurti: Kemi nevojë për zbatim të saktë dhe të shpejtë të marrëveshjes

(Skenderbeu.info)-Kurti: Kemi nevojë për zbatim të saktë dhe të...

E rëndë në Greqi/ I mituri plagos nënën dhe vrapon gjysmë lakuriq në rrugë: Vrava demonët

(Skenderbeu.info)-E rëndë në Greqi/ I mituri plagos nënën dhe...

Kapen rreth 100 kilogramë marijuanë në Ulqin, arrestohet një shqiptar

(Skenderbeu.info)-Kapen rreth 100 kilogramë marijuanë në Ulqin, arrestohet një...

Mali i Zi voton për president

(Skenderbeu.info)-Mali i Zi voton për president Sot po mbahen zgjedhjet...

Dështon arratisja nga burgu grek, kapet pas katër orëve 48-vjeçari shqiptar

(Skenderbeu.info)-Dështon arratisja nga burgu grek, kapet pas katër orëve...

Escobar për takimin e Ohrit: Ndoshta nuk do të kemi marrëveshje finale

(Skenderbeu.info)-Escobar për takimin e Ohrit: Ndoshta nuk do të...
Raporto