(Skenderbeu.info) Opinionistja e ‘BBV1’ tregon hapur banorin më të fortë në shtëpinë e famshme.
Për këtë edicion të Big Brother VIP ka komentuar edhe opinonistja e Big Brother 1, Balina Bodinaku.
Së fundmi ajo ka postuar një video në rrjetet sociale ku shprehet se konkurenti më i fortë në shtëpi është Luizi.
“Luizin do ta quaj lojtarin më të fortë të shtëpisë së “Big Brother”, ndoshta më i forti që ka hyrë ndonjëherë në “Big Brother”, për arsyen e thjeshtë sepse mua më duket se atij loja i vjen shumë natyrshëm. Ai lojën e ka në gjak, është shumë i qetë, ka shumë durim, nuk merr asgjë personale, asgjë nuk është më e rëndësishme për të se sa qëllimi për të cilin ai ka hyrë aty brenda. Super i fokusuar, pavarësisht se nuk duket dhe gjithçka e bën me lehtësinë më të madhe, pa hequr asgjë nga ajo që ai është, Luizi që njohim jashtë”- është shprehur Balina.