(Skenderbeu.info)-Një tjetër “non grata” nga SHBA-ja
Kryeministri Edi Rama ka palarajmëruar sot në Kuvend se disa zyrtarë janë nën hetim nga Europoli, për paratë ruse.
Rama ka vijuar më tej duke ngritur dyshimet se së shpejti DASH do të shtojë listën e zezë me zyrtarë shqiptarët “non grata”.
“Ju presim më 14 maj për të na mundur siç na keni mundur gjatë këtyre 9 viteve. Deri atëherë, kujdes se byrektorja vijon punën, gjiza ka arritur dhe okllaia po ushtron brumin tjetër për tavën që pret të hyjë në furrën e rindezur. Personin në fjalë do ta shihni vetë”, tha Rama.