(Skenderbeu.info)-Një pemë dhe një stol në Parkun e Liqenit për balerinën e ndjerë, Hueyda El Saied
Familjarë, dashamirës dhe personazhe të artit dhe kulturës shqiptare përkujtuan në ditën e saj të lindjes, prezantuesen dhe balerinën e njohur, Hueyda El Saied, e cila ndërroi jetë pas një sëmundjeje të rëndë. Bashkëshorti i saj ka zgjedhur ta kujtojë dashurinë e jetës së tij ndryshe, duke vendosur një stol me emrin e saj dhe duke mbjellë një pemë.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se Hueydën do e kujtojë si një vajzë me energji pozitive, që dhuronte shumë dashuri.
“Promovimi i së mirës është mënyra më e drejtë për të ecur përpara. Sot në ditën e parë të hyrjes së stinës së re, për një gocë që ishte gjithmonë pranverë, jam shumë i lumtur që në rrugicën e parë buzë liqenit, ndoshta në vendin më të bukur, me panoramën më qetësuese, një vend ideal për reflektim, vendosim një stol me emrin e saj”, tha Veliaj.