Nis në Prishtinë Panairi i Librit Akademik, Sabri Hamiti fiton çmimin “Jakov Xoxa”

(Skenderbeu.info)-Nis në Prishtinë Panairi i Librit Akademik, Sabri Hamiti fiton çmimin “Jakov Xoxa”

Ditën e djeshme më 24 prill në Prishtinë, u çel Panairi Mbarëkombëtar i Librit Akademik dhe Shkencor, i cili organizohet nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës, në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë dhe Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit.
Panairi do të mbahet i hapur deri më 26 prill 2023, në mjediset e ASHAK.
Çmimi “Jakov Xoxa” për veprën më të mirë studimore, akorduar këtë vit në nder të 100-vjetorit të lindjes së shkrimtarit, iu dha studiuesit Sabri Hamiti me librin “Stilografia”. “Jam i nderuar me vlerësimin që i bëni librit tim”, u shpreh Hamiti.
Qendra e Librit dhe e Leximit ka bërë një gjetje të pazakontë duke i dhënë emrin e novelistit e romancierit Jakov Xoxa një çmimi për vepër kritike. Kjo edhe duket si një pohim që shkrimi i leximit letrar bëhet letërsi.
Në librin tim “Stilografia”, tashmë të shënjuar me emrin Jakov Xoxa, kryevepra e Xoxës “Lumi i vdekur”, renditet midis kryeveprave të letërsisë shqipe.
Romani “Lumi i vdekur”, në vitet gjashtëdhjetë të shekullit të kaluar, ishte bërë një libër kult për brezin e ri të lexuesve në Kosovë: për përmasat e thurjes së romanit epik në shqip, për marrëdhëniet njerëzore e shoqërore të kosovarëve të shpërngulur me vendasit në Shqipëri e sidomos i pëlqyer në tregimin e dashurisë të Vitës e Adilit.
Romani adhurohet sidomos për stilin e tij, që i ngjet prozës së Mitrush Kutelit, pararendës dhe që gjen vazhdimin në prozën e Vath Koreshit. “Lumi i vdekur” tematizon në mënyrë origjinale fenomenin e natyrës dhe kulturës, duke i sprovuar me Humanen, për të përapëlqyer natyralen si kundërpeshë të arrogancës së njeriut.
Këtë zbulim do ta ketë bërë cilido shkrimtar, që e ka takuar Jakov Xoxën në Apolloni, në fillim të viteve ’70 kur ai vetmitar, i paqtuar me natyrën, po thurte prozën e vet epike, larg kryeqytetit dhe klubit të thashethemeve, u shpreh SABRI HAMITI.
Pjesëmarrës në panair:
Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës
Akademia e Shkencave e Shqipërisë
Instituti Albanologjik i Prishtinës
Akademia e Studimeve Albanologjike, Tiranë
Instituti i Historisë “Ali Hadri”, Prishtinë
Instituti i trashëgimisë shpirtërore e kulturore të shqiptarëve, Shkup
Universiteti i Prishtinës
Universiteti i Tiranës
Universiteti i Tetovës
Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani”
Universiteti i Mitrovicës “Isa Boletini”
Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”
Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës
Drejtoria e përgjithshme e arkivave të Shqipërisë
Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, Ulqin.
Tirana
light rain
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
53 %
4.6kmh
20 %
Sun
24 °
Mon
25 °
Tue
24 °
Wed
25 °
Thu
26 °

Lajmet e fundit

Ministri serb kërcënon Kosovën: Të gjitha opsionet në tryezë, do mbrojmë vendin!

0
(Skenderbeu.info)-Ministri serb kërcënon Kosovën: Të gjitha opsionet në tryezë, do mbrojmë vendin! Pas njoftimeve se...

Katër ushqime për një zemër të shëndetshme

0
(Skenderbeu.info)-Katër ushqime për një zemër të shëndetshme Të ushqyerit është pjesa që luan rolin më...

Numri i të huajve që punojnë në Shqipëri është dyfishuar në 6 vitet e...

0
(Skenderbeu.info)-Numri i të huajve që punojnë në Shqipëri është dyfishuar në 6 vitet e...
Sekretari i NATO-s: Prishtina të mos bëjë hapa te njëanshëm e destabilizues Stoltenberg,ka zhvilluar një bisedë telefonike me Josep Borrell.

Sekretari i NATO-s: Prishtina të mos bëjë hapa te njëanshëm e destabilizues

0
(Skenderbeu.info)-Sekretari i NATO-s: Prishtina të mos bëjë hapa te njëanshëm e destabilizues Sekretari i Përgjithshëm...
Lavrov për avionët F-16: Perëndimi po luan me zjarr, pasi janë pajtuar që t’i japin Ukrainës avionë luftarakë të prodhimit amerikan, F-16.

Lavrov për avionët F-16: Perëndimi po luan me zjarr

0
(Skenderbeu.info)-Lavrov për avionët F-16: Perëndimi po luan me zjarr Kryediplomati rus paralajmëroi shtetet perëndimore se...

Kurti: Marrëveshja me Serbinë duhet të zbatohet pa kushte

0
(Skenderbeu.info)-Kurti: Marrëveshja me Serbinë duhet të zbatohet pa kushte Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha...

Lajme të tjera
NGJASHME

Pse një bluzë e bardhë është një nga veshjet më të rëndësishme në gardërobën tuaj?

(Skenderbeu.info)-Pse një bluzë e bardhë është një nga veshjet...

Panairi i Librit në Torino çelet me shkrimtarin e madh shqiptar

(Skenderbeu.info)-Panairi i Librit në Torino çelet me shkrimtarin e...

Edhe një trend tjetër po rikthehet! Bluzat me mesazhe po vishen sërish

(Skenderbeu.info)-Edhe një trend tjetër po rikthehet! Bluzat me mesazhe...

Del në ankand gjerdani prej diamanti i Princeshës së ndjerë Diana!

(Skenderbeu.info)-Del në ankand gjerdani prej diamanti i Princeshës së...

Katër lloje veshjesh që duhet t’i hiqni qafe menjëherë

(Skenderbeu.info)-Katër lloje veshjesh që duhet t’i hiqni qafe menjëherë E...

Tri modele më të bukura të flokëve për këtë pranverë

(Skenderbeu.info)-Tri modele më të bukura të flokëve për këtë...

Peter Hawkings është stilisti i ri i Tom Ford

(Skenderbeu.info)-Peter Hawkings është stilisti i ri i Tom Ford Një...

Më 29 prill 1932 ka lindur poeti disident Trifon Xhagjika

(Skenderbeu.info)-Më 29 prill 1932 ka lindur poeti disident Trifon...
Raporto